E Diel, 1 Nëntor 2026

Në mungesë të detit, Tirana në pishina e fresk te liqeni

E ndërsa rrugët e rrugët e Tiranës janë boshatisur, në këtë fundjavë të nxehtë destinacioni i qytetarëve të kryeqytetit mbeten pishinat, plazhi, kodrat e Liqenit dhe periferitë e Tiranës. Ambjentet shlodhëse, larg zhurmës së politikës shndërrohen në destinacionet e qytetarëve të metropolit për të shpëtuar nga i nxehti dhe lodhja e aktivitetit javor. Drejtimet e tyre mbeten të larmishme.
Duket se ambjenti dhe ajri i pastër te kodrat e liqenit artificial të Tiranës ka tërhequr edhe të huaj, si ky çift të moshuarish nga Turqia.
E ndërsa një numër i madh njerëzish i drejtohen plazhit të Durrësit, një pjesë e mirë e pushuesve i drejtohen komplekseve të pishinave në kryeqytet.
Ndërsa termometri i afrohet 35 gradëve, freskia që të ofrojnë këto ambjente i bën qytetarët të kalojnë një fundjavë shlodhëse.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›