E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kultura e rregullit, shqiptarët daltonikë ndaj semaforit

Duket se shqiptarët mbeten një natyrë menefregiste ndaj respektimit të semaforit. Pakujdesia dhe moskokëçarja i bën shqiptarët përherë të rrezikuar nga aksidentet e shumta që burojnë pikërisht nga mosrespektimi i sinjalistikës rrugore.

Kjo problematikë ka kaluar në një diskutim të gjerë politik pak kohë më parë, diskutim i cili u fokusua në përmbushjen e një legjislacioni nga i cili qytetarët që shkelnin semaforin të gjobiten, por ky ligj, mbeti thjesht diskutim dhe asgjë më shumë.

Kamera e “Ora News” ka mundur të fokusojë disa raste ku qytetarët krejt, të qetë kalojnë në anën tjetër të rrugës me dritën e kuqe të semaforit. Tejkalimi i këtij problemi, duket se gjen zgjidhjen tek vetë qytetarët, te ndërgjegjësi i tyre për vetësiguri.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›