E Shtunë, 31 Tetor 2026

Internet me fibra optike lidhet kontrata per kabllin nga Italia

Internet me te shpejte e me te lire. Kete pritet te sjelle shtrirja e nje kablli optik nenujor qe do te lidhe Shqiperine me Italine. Ndertuesit e ketij projekti kompania amerikane UNIFI dhe shumekombeshja franceze ALCATEL zyrtarizuan ndertimin e ketij rrjeti te quajtur BIN me nenshkrimin e nje marreveshje ku i pranishem ishte edhe ministri i Teknologjise dhe Inovacionit Genc Pollo. Ky projekt ka nje potencial per te transformuar aftesine e Shqiperise per te hyre ne burime te pasura te internetit global dhe per kete arsye eshte ne interes te madh per qeverine por dhe per njerezit e vendit tone u shpreh ministri Pollo. Ne baze te marreveshjes Alcatel-Lucent do te ofroje nje zbatim te plote te lidhjes me fibra optike nenujore ndermjet Tiranes ne Shqiperi dhe Barit Itali ne pikat e rrjetit qe do te lidhe Italine me qendren e sapokrijuar ne Tirane per shkembimin e internetit ne Ballkan Balkans Internet eXchange BIX. BIX po krijohet nen kujdesin e UNIFI per te sherbyer si qendra e pare me fibra optike per shkembimin e te dhenave mes Shqiperise dhe qendrave me te medha te telekomunikacionit ne Europe perfshire Milanon Frankfurtin Amsterdamin dhe Londren. Rrjeti pritet te jete operativ rreth fundit te vitit 2011. Kostoja e lidhjes me kabell nenujor mes dy brigjeve te Adriatikut perllogaritet te kushtoje mesatarisht 15 milione euro. Pas ndertimit te linjave shperndarja e internetit vec Shqiperise pritet te zgjerohet ne te gjithe vendet e rajonit deri ne Stamboll.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›