E Diel, 1 Nëntor 2026

Durres vidhet per skrap busti prej bronzi i artistit Sabri Tuci

DURRES - Vidhet per skrap busti prej bronzi i skulptorit Sabri Tuci. Kalimtare te rastit qe mengjesin e djeshem po ecnin prane lulishtes tek Torra Veneciane ne qytetin e Durresit kane konstatuar zhdukjen e papritur duke lajmeruar policine.
Busti kushtuar artistit te njohur ishte peruruar 2 vjet me pare. Ai ishte vendosur mbi nje bllok guri te nxjerre ne vendlindjen e Tucit ne Kruje. Iniciatoret e ngritjes se ketij monumenti ishin ish-nxenesit e tij Avdulla Ndreu Bajram Likmeta Haxhi Rama Idriz Balani dhe Qazim Kertusha. Pikerisht autori i bustit Idriz Balani ka kerkuar venien para pergjegjesise se autoreve te ngjarjes se shemtuar si dhe gjetjen e tij. Do te isha krenar sikur skulpturen ta kishin vjedhur per ta vene ne nje galeri por me vjen shume keq dhe ndjehem shume i fyer qe ajo eshte vjedhur per tu shitur per skrap u shpreh Balani. Per vjedhjen e saj ka reaguar edhe vajza e Sabri Tucit Ana. Ajo e ka cilesuar nje akt te shemtuar ate qe ka ndodhur. Sabri Tuci nuk eshte vetem nder i familjes por edhe nderi i qytetit te Durresit deklaroi ai. Nga ana e policise kane nisur hetimet. Dyshohet se autoret kane vepruar ne oret e para te mengjesit duke shkaterruar me leve pjesen e siperme te bustit. Ata kane rrembyer koken prej bronzi e cila ka nje vlere te konsiderueshme ne treg. Sabri Tuci Skulptor i Merituar lindi ne nje familje tregtare ne Kruje ne vitin 1916. Pas kryerjes se arsimit te mesem ai fitoi nje burse studimi ne Akademine e Arteve te Bukura ne Rome duke studiuar nga vitet 1939-1943. Ka mbrojtur diplomen ne Rome me punimin Djaloshi shqiptar. Pas studimeve emerohet asistent pedagog ne Akademine e Romes ndersa pak me vone kthehet ne Shqiperi ne Kruje ne vitin 1946. Pas ketij viti zhvendoset ne Durres ku edhe jetoi derisa vdiq me 19 janar 1992. Ne krijimtarine e tij Sabri Tuci ka realizuar mbi 182 vepra qe jane vendosur ne qytete te ndryshme te vendit ku spikasin portreti i bashkeshortes portreti i studentes ai i Isuf Pukes Kasem Durresit dhe Vrana Kontit. I persekutuar nga regjimi komunist per shume vite iu ndalua veprimtaria krijuese per shkak se bashkeshortja e tij italiane u burgos me nenin 55 per agjitacion e propagande. l.m

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›