Ne nje shtepi me pesenjaket 6-vjecare

Ne zemer te Laprakes ne periferi te Tiranes te gjithe e njohin familjen Kupa. Thelleza mamaja e shtate femijeve pese prej te cileve linden ne te njejten dite eshte nje personazh qe nuk mund te kaloje pa u vene re per sakrificen mundimin por edhe kenaqesine e madhe e te rriturit ne plotekuptimin e fjales nje tufe me femije. Familja Kupa perbehet nga nente persona shtate femije gjashte djem dhe nje vajze. Me i madhi eshte Rrahmani 16 vjec dhe me pas vjen Dallendyshja 10 vjece gezimi i familjes vajza e vetme e ciftit. Te dy femijet shkojne ne shkolle ndersa jane edhe kujdestare te pese vellezerve me te vegjel. Pesenjaket qe bene te famshme familjen Kupa ne te gjithe Shqiperine jane si pese pika uji. Kete vit ata festuan 6-vjetorin e lindjes. Mama Thelleza i ka nxjerre ne fotografi femijet ku te peste mbajne veshur xhupa ngjyre portokalli. Dje pyetem ne Laprake se ku gjendej familja. Te gjithe banoret e zones nga bukepjekesi e deri te parukierja e lagjes tregojne me gisht pallatin ku jeton familja me e zhurmshme familja e pesenjakeve. Shtepia e tyre ndodhet ne katin e tete numri 30. Thellezen e gjetem ne shtepi sapo ishte kthyer nga qendra shendetesore ku kishte vizituar njerin prej djemve. Doktor Gjeloshi eshte kujdesur vazhdimisht me ka vizituar femijet e me ka ndihmuar thote mamaja e shtate femijeve Thelleza. Zonja eshte me te vertete e vecante krahas kujdesit per shtate femije e bashkeshortin ajo gjen kohe te na beje nje kafe turke e te na tregoje per ditet e saj veshtiresite por edhe kenaqesine e te jetuarit ne nje familje kaq te madhe e te re aq sa mund te ndikoje edhe ne studimet demografike apo te dhenat periodike te Institutit te Statistikes.
Shtepia e Thellezes eshte drite e paster e ajrosur e plot dashuri. Sapo futemi brenda na presin shtate zemra 14 sy na shikoje e pesenjaket qe vetem duke i pare te marrin mendjen e kokes. Asllani Satedini Beqiri Shkelzeni dhe Resuli jane pesenjaket e famshem qe linden ne mars te vitit 2004 ne maternitetin e Tiranes. Kur i pyesim se cfare do te behen kur te rriten menjehere pas mbushjes se moshes 6 vjec ata kane vendosur per prioritetet e se ardhmes mjek prokuror avokat mjek dhe futbollist. Motra Dallendyshja dhe vellai Rrahmani qeshin kur degjojne vellezerit me te vegjel. Nderkohe mama Thelleza na thote se gjithe diten e dites merret vetem me femijet duke i ushqyer lare veshur e mbathur e duke vrapuar te mjeku per tu vizituar sa here paraqitet nje shqetesim.
Sic me shikon lodhem shume gjithe diten. Tani qe je ti femijet bejne si te urte por nuk lene dy gure bashke thote Thelleza banore e Laprakes prej pese vitesh.
Shtepia ku ajo qendron ka qene nje dhurate e ndermjetesuar e Xhoana Nanos bashkeshortes se ish-kryeministrit te vendit Fatos Nano. Thelleza e kujton zonjen me dashamiresi te vecante.
Madje femijet e presin me padurim deri sa ajo te shkoje ti takoje. Me ka ndihmuar shume me ka ndihmuar Xhoana me ka ndihmuar drejtori i poliklinikes por perseri te rrisesh pese femije eshte e veshtire thote mamaja e pesenjakeve.