E Diel, 1 Nëntor 2026

VLORE/ Nis gjyqi per drejtoreshen e Hipotekes

VLORE - Nis procedimi ne gjykaten e Vlores per drejtoreshen e Hipotekes Laureta Bejkosala dhe juristen Blerina Dhrami. Ato jane paditur per shperdorim detyre nga ana e prokurorise pasi nuk regjistruan pronen e siguruar prej shtetasit Arjan Xhaferrllari. Ai kishte perfituar me kontrate shit-blerje ish-hotel Adriatikun ne Vlore por kjo prone nuk ishte regjistruar zyrtarisht me pretendimin se te tjere persona kishin kerkuar me pare regjistrimin ne Hipoteke. Sipas prokurorit te ceshtjes Maksim Sota Xhaferrllari beri padi civile ne gjykate e cila me ane te vendimit e detyroi ZRPP-ne te bente regjistrimin. Organi e akuzes ben te ditur se drejtoresha dhe juristja nuk duhet te mohonin regjistrimin pasi ishin pale e trete ne nje ceshtje kur palet ne konflikt e kishin gjetur zgjidhjen nga gjykata.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›