Interneti, kandidat për çmimin Nobel për Paqen

Interneti është një ndër 237 nominimet, individë dhe organizata, për çmimin Nobel për Paqen. Nominimi i Internetit është bërë nga versioni italian i reviztës ‘Wired’ për ndihmën e dhënë në përparimin e “dialogut, debatit dhe konsensusit”. Ky nominim mbështetet edhe nga fituesi i cmimit Nobel për Paqen në 2003 Shirin Ebadi dhe themeluesi i projektit ‘laptopa 100 dollarë’, Nikolas Negroponte.
Kandidatët për çmimin prestigjioz mund të nominohen nga ish- laureatët, anëtarë të qeverive dhe profesorë të zgjedhur universiteti. Ndër të nominuarit e tjerë për çmimin janë aktivistja ruse për të drejtat e njeriut Svetlana Gannushkina dhe aktiviti kinez Liu Xiaobo. Lista finale e kandidatëve për çmimin u aprovua nga komiteti norvegjez i Nobelit, në takim vjetor të 9 marsit, ku 5 anëtarët e panelit i shtuan listës edhe nominimet e tyre.
është ende e paqartë se kush do ta tërheqë çmimin nëse fiton Interneti. Organizata ‘Interneti për paqen’ deklaron se cmimi do të ishte “një Nobel për çdonjërin prej nesh”. Numri i nominimeve të këtij viti tejkalon atë të një viti më parë që shënonte 205. (BBC News)
Azhornuar së fundi ( e enjte , 11 mars 2010 )