E Diel, 1 Nëntor 2026

Vendbanimet e reja izraelite dënohen nga Rusia dhe Turqia

"Ne i gjykojmë të papranueshme veprime të tilla nga ana e Izraelit. Ato kundërshtojnë themelet e rregullave ndërkombëtare të njohura nga të gjithë, ata vendosin rezultatin e negociatave, gjatë të cilave duhet të arrihet një zgjidhje për çështjen e statusit final, si ai i Jerusamit'', konfirmoi ministria.

"Ne u kërkojmë autoriteteve izraelite të heqin dorë nga të tilla veprime të njëanshme'', shtoi ministria.

Gjithashtu, edhe ministria e Jashtme Turke tha se vendimi i Izraelit ngre “dyshime serioze” rreth përkushtimit të shtetit hebraik për paqen.

Kreu i Ligës Arabe, Amr Musa tha se presidenti i Autoritetit Palestinez, Mahmud Abas, e ka njoftuar se nuk do të hyjë në bisedime indirekte me Izraelin.

Netanjahu i kërkon falje Bidenit

Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu i ka kërkuar falje Xho Bajdenit për deklaratat lidhur me ndërtimet e reja në Jeruzalemin lindor.

Netanjahu me anë të një mesazhi i tha Bajdenit se i ka shprehur pakënaqësinë e tij ministrit te Brendshëm, Ely Ishai, i cili kishte bere te ditur planin për ndërtimin e shtëpive te reja ne Jeruzalemin lindor gjatë kohës që Bajden po kryente vizitën e tij në Jeruzalem.

Projekti për ndërtimin e 1600 ndërtesave të reja në Jeruzalemin Lindor u njoftua të martën duke shkaktuar një krizë të rëndë diplomatike me Uashingtonin.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›