E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ja mbretërit më të pasur në botë!

E vetmja grua në këtë listë është Mbretëresha Elisabetë e Britanisë së Madhe, e cila rendidet e njëmbëdhjeta në listën e mbretërve pasanikë. Ajo posedon një pasuri prej 600 milionë dollarësh, gati 36 herë më pak se mbreti më i pasur.

Dhe “mbreti“ i mbretërve është ai Brunesë, Hassanal Bolkiah, me 22 miliard dollarë kapital. Ky shtet ndodhet në juglindje të Azisë, në ishullin Borneo, dhe është në kufi me Malajzinë.

Mbreti i Emirateve të Bashkuara Arabe, shejhu Halife Bin Zayed El Nahyan renditet i dyti mes mbretërve të pasur. Ai ka në dorë më shumë se 90 për qind të rafinerive të naftës në këtë vend, dhe në total ka 21 miliard dollarë pasuri.

Abdullah Bin Abdul Azizi është kurorëzuar mbret i Arabisë Saudite pas vdekjes së vëllait të ti Fahd, dhe në dispozicion ka një pasuri prej 19 miliard dollarësh duke u renditur i treti.

Shejhu i Dubait, Rashid el Maktum renditet i katërti mes mbretërve më të pasur, me një pasuri prej 16 miliardë dollarësh.

I pesti renditet Mbreti i Tajlandës, Bhumibol Adulyadej Rama, i cili qëndron në krye të këtij shteti që prej vitit 1946, duke thyer edhe një rekord më vete me këtë pushtet. Ai regjistron 5 milion dollarë pasuri.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›