E Shtunë, 31 Tetor 2026

Interpoli më aktiv në rajon

 Sekretari i përgjithshëm i Interpolit, Ronald K.Noubl deklaroi se kjo zyrë do të jetë më efektive në fushën e zbulimit dhe parandalimit të krimit të organizuar në Ballkan.


“Ne do të jemi më efektiv në këtë fushë, dhe kemi mbështetjen e vendeve anëtare, nëpërmjet vendosjes së personave zyrtare në kuadër të sekretariatit të përgjithshëm”, u shpreh ai. Noubl këtë deklaratë e ka bërë gjatë vizitës së zhvilliar në Maqedoni.
 

“Vizita ime në Shkup më siguroi që të kem qasje jo vetëm në punën e Zyrës Qendrore Nacionale, por edhe të kemi mbështetjen e shërbimeve policore në luftën kundër të gjitha formave të krimit të organizuar në nivel nacional dhe transnacional”, deklaroi sekretari i përgjithshëm i Interpol-it.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›