E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thaçi: Ndërhyrja në Veri, epokë e re për Kosovën

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ka mbledhur sërish sot, kabinetin qeveritarë për të dhënë sqarime shtesë, lidhur me situatën në veri pas ndërhyrjes në pikat kufitare. Thaçi insiston se nuk do të ketë kthim prapa, ndërsa ndërhyrjen e konsideron si hapje të një epoke të re për Kosovën.
Ai tha se me këtë veprim është ndalur 100 % kontrabanda në atë pjesë të vendit. Po ashtu kryeministri Thaçi ka folur edhe për qëndrimin e politikanëve serbë gjatë këtyre ditëve në veri. Thaçi paralajmëroi ata se janë duke qëndruar ilegalisht në Kosovë, ndërsa shtoi se në të ardhmen do të ballafaqohen me ligjin.
“Kemi pasur qëndrime ilegale të zyrtarëve politikë serbë në Kosovë, do të jemi të vendosur që qëndrimin e tyre ta trajtojmë në bazë të Kushtetutës dhe ballafaqimin e tyre me rendin dhe ligjin. Ndërsa çështjen e pikave kufitare nuk do ta negociojmë me askënd. Nga 25 korriku Kosova është ndryshe, është hapur kapitulli i ri për funksionimin e sovraniteti dhe askush nuk kanë të drejtë të ulet dhe të diskutojë në emër të Kosovës çështjet e brendshme të saj”, ka theksuar Thaçi.
Ai u ndal edhe tek veprimet a bandave serbe sidomos pas djegies së pikës 1, ndërsa ritheksoi se ky veprim ishte i organizuar mirë nga zyrtarët e lartë në Serbi.
Ai bëri të ditur se sot ka nisur riparimin i dëmeve nga kjo pikë kufitare ndërsa aty sipas tij do të kthehen shpejt policia dhe doganierët kosovarë.
Kreu i Qeverisë së Kosovës kërkoi nga EULEX-i, që të ndihmojë institucionet për të vënë rend dhe ligj, sipas tij për këtë edhe janë ftuar ndërsa ndihma është obligim i tyre.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›