Kosovë, KFOR: Situata e qetë, por jo e sigurt

KFOR-i ka njoftuar se situata në portat kufitare 1 dhe 31, gjatë natës së shkuar dhe mëngjesit të sotëm, ka qenë e qetë. Por sipas KFOR-it, situata vazhdon të mos jetë e sigurt e as e qëndrueshme.
Nëpërmjet një deklarate për mediat, forcat shumëkombëshe bën të ditur se pikat mbeten të mbyllura dhe nën kontrollin e KFOR-it.
“Rregullat për hyrje apo dalje në këto porta nuk kanë ndryshuar. Automjetet e vogla private mund ta kalojnë kufirin nën rrezikun e tyre. Ato do të ndalen nga KFOR-i dhe do të kontrollohen për armë apo ndonjë mall tjetër të ndaluar. Kamionët nuk lejohen që të hyjnë. Në portën 31 në Bërnjak, kontrollet janë shumë strikte për shkaqe sigurie”, thuhet në deklaratën e KFOR-it.