E Shtunë, 31 Tetor 2026

Interpoli, operacion nderkombetar kunder trafikut te ilaceve

LION - Interpoli njoftoi dje se ka ndermarre per here te pare nje operacion nderkombetar kunder trafikut te medikamenteve ne internet, i karakterizuar nga nje sere arrestimesh dhe sekuestrime medikamentesh mjaft te rrezikshme. Ky operacion, me emrin e koduar "Pangea", i zhvilluar ne bashkepunim me Organizaten Boterore te Shendetesise, pati si objektiv kryesor, disa qendra qe propozonin ne menyre te paligjshme shitje ilacesh pa licence ose medikamente per te cilat duhej recete, njoftohet ne nje komunikate te Interpolit, me baze ne Lion. Interpoli nuk dha hollesi per vendet ku u zhvilluan operacionet. Nje zedhenes i organizates i pyetur nga AFP-ja nuk dha detaje te tjera. Ne nje kohe kur shume vende e kane forcuar legjislacionin kunder "farmacisteve ne internet", operacioni "Pangea" eshte i pari i llojit, i zhvilluar ne shkalle nderkombetare me pjesemarrjen e shume vendeve, nder te cilat Gjermania, Australia, Kanadaja, Irlanda, Izraeli, Zelanda e Re, Singapori, Zvicra, Mbreteria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara, theksoi komunikata. Perfitimet qe vijne nga trafiku i medikamenteve me ane te internetit llogariten ne miliona euro, pa llogaritur ketu edhe rrezikun qe i kanosej pacienteve nga perdorimi i barnave pa rekomandimin e mjekeve specialiste. Operacioni ne fjale do te vijoje edhe ne ditet ne vazhdim, ku pritet te kete serish te arrestuar.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›