Prej vitesh i semure, i jep fund jetes me fostoksine 27-vjecari
DURRES - Pasi kishte vuajtur per vite nga depresioni, nje 27-vjecar nuk ka mundur me, por i ka dhene fund jetes. Ngjarja e rende ka ndodhur ne Katundin e Ri, ne Durres, kur A. S., dy dite me pare, ka pire fostoksine, duke u vetehelmua. Burime zyrtare nga Drejtoria e Policise se Durresit, kane bere te ditur, se pasi eshte vene re helmimi i 27-vjecarit, ai eshte derguar me urgjence ne drejtim te Spitalit Ushtarak ne kryeqytet. Por dhe nderhyrja e shpejte e mjekeve te specializuar, nuk ka mundur ta shpetojne ate. Uniformat blu thane se, ngjarja e rende ka ndodhur rreth ores 15:00, te dy diteve me pare. 27-vjecarit, eshte derguar ne Spitalin Ushtarak, Tirane me shenja helmimi ne gjendje te rende shendetesore, per shkak te vetehelmimit. Me gjithe ndihmen mjekesore te dhene ndaj te riut me inicialet A. S., ai ka nderruar jete ne Spitalin Ushtarak ne kryeqytet.
Ne shtepine e te riut, ka mberritur nje grup hetimor i policise se qytetit bregdetar. Nga hetimet e kryera deri tani ne lidhje me kete ngjarje, eshte arritur ne perfundimin se, kemi te bejme me nje rast vetehelmimi me fostoksine. Policia tha se, rezulton se 27-vjecari vuante prej disa vitesh nga depresioni per te cilin edhe mjekohej ne vazhdimesi. Pas kesaj policia ka pergatitur dosjen ne lidhje me kete ngjarje. Sipas policise, materialet procedurale i kane kaluar per hetime te tjera, Prokurorise se Durresit.
A. Cena