Diplomat "profesionale" njohje ne bote
Diplomat apo certifikatat qe do te dalin nga arsimi profesional apo kurset e tilla, duhet te njihen ne tregun e punes ne Evrope. Domosdoshmeria e dickaje te tille eshte theksuar dje nga ministri i Punes, Anastas Duro, i cili mblodhi ne takim Keshillin Kombetar te Punes, ku Duro ka cilesine e kryetarit. Sipas tij, projektligji per Kornizen Shqiptare te Kualifikimeve qe po merret ne shqyrtim nga Keshilli do te mundesoje zhvillimin, njohjen dhe dhenien e kualifikimeve.
Certifikimi
Gjate mbledhjes se Keshillit Kombetar te Punes, ministri Anastas Duro theksoi se tashme kualifikimet do te mbeshteten ne standarde te percaktuara te njohurive, shprehive dhe kompetencave qe duhet te arrihen nga perfituesit e tyre. "Krijimi i Kornizes Shqiptare te Kualifikimeve do te mundesoje perafrimin dhe harmonizimin e standardeve te kualifikimeve me ato evropiane dhe me gjere", theksoi kryetari i Keshillit Kombetar te Punes, Duro. Kjo, sipas tij, do te thote qe certifikimi i njohurive ne Shqiperi jo vetem te vertetoje nje nivel te larte te njohurive te mbajtesit te saj, por qe ajo t'i siguroje atij punesim si ne tregun vendas edhe ate evropian. Per kete arsye pritet qe te behet ndryshimi i kurrikulave te arsimit profesional ne vendin tone, ne menyre qe te pershtaten me ato evropiane. Pasi te ndodhe nje gje e tille dhe te behet implementimi i tyre, nuk ka asnje arsye, pse keto diploma te mos njihen ne tregun evropian te punes. Ministri premtoi se i gjithe angazhimi i qeverise dhe Ministrise se Punes synon ta beje me te afert dhe me konkret konceptin e te mesuarit gjate gjithe jetes, nje koncept shume i perhapur ne vendet e zhvilluara, i cili ne vendin tone eshte ne fillimet e tij dhe merr rendesi te madhe ne kushtet e ekonomise se tregut dhe vecanerisht ne kushtet e globalizimit.
Vleresimi
Pas prezantimit te detajuar te projektligjit per kornizen e kualifikimeve, anetaret e Keshillit e vleresuan shume te rendesishme miratimin e tij. Ata theksuan se drafti, mbeshtetet ne pervojen me te mire evropiane ne fushen e kualifikimeve profesionale dhe e afron edhe me shume Shqiperine, me standardet dhe tregun evropian te punes. Anetaret e Keshillit Kombetar te Punes e miratuan njezeri projektligjin, i cili pritet te kaloje per miratim se shpejti edhe ne Keshillin e Ministrave. Gjate mbledhjes se djeshme, Keshilli Kombetar i Punes trajtoi edhe problemin e domosdoshmerise se rishikimit dhe ndryshimit te Kodit te Punes, per t'iu pergjigjur zhvillimit social-ekonomik te vendit.