E Shtunë, 31 Tetor 2026

Interpoli shtrin kërkimet për vajzën e humbur

Paris - Kërkimet për gjetjen e vajzës franko-ruse të rrëmbyer ditën e premte në Francë janë shtrirë në të gjithë Europën. Babai i vajzës 3-vjeçare akuzon të ëmën e saj për rrëmbimin, pasi prej disa muajsh ata kishin çuar në gjyq të drejtën e kujdestarisë së saj.

Interpoli ka shtrirë kërkimet për vogëlushen 3-vjeçare në të gjithë Europën. Autoritetet ruse kanë shprehur gatishmërinë në bashkëpunimin për gjetjen e saj. E ëma e vajzës është me kombësi ruse, dhe pritet të hyjë në territorin e këtij shteti. Babai i vajzës është shprehur në polici së është rahur dhe keqtrajtuar nga gruaja me të cilën ka fëmijën, gjatë kohës së rrëmbimit të saj.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›