Shpërthim i vullkanit në Alaska
Alaska - Kohët e fundit shpërthimet vullkanike dhe lëkundjet e tokës janë bërë të shpeshta. Disa kilometra larg qytetit Ankoratz në Alaska një vullkan shpërthen në Rintaount, nga i cili del jashtë një tym i dendur. Sipas gjeollogëve ky vullkan gjatë një periudhe të shkurtër ka shpërthyer tri herë. Maja e vullkanit Rintaount ndodhet rreth 160 kilometra në jugperëndim të qytetit më të madh Alaska, me një popullsi prej 279.000 banorë. Ky është një shpërthim relativisht i madh, pranë qyteteve kryesore në Alaska, është shprehur gjeologu John Power . Megjithatë, nuk ka ndonjë të dhënë referencë për rënie “shiu” hirit mbi këto zona. Tërmetet kohët e fundit ishin të një intensiviteti rreth vullkanit, ku sipas gjeologëve edhe një tjetër shpërthim pritet së shpejti. Shpërthimi i fundit i këtij vullkani është rregjistruar më 1990.