E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vritet zëvëndëskryetari i OÇP-së në Liban

Ramallah - Lëvizja politike Fatah njofton se Kamal Medhat, zëvëndëskryetar i Organizatës për Çlirimin e Palestinës në Liban, ka humbur jetën nga një sulm me bombë. Zëdhënësi i Fatahut, Fahmy al-Zaarir, këtë sulm e cilëson si vrasje, duke deklaruar se së bashku me viktimën ndodhej edhe kryetari i OÇP-së, Abbas Zaki. Ata ndodheshin për vizitë në kampin e refugjatëve të quajtur “Mieh Mieh”.

Vrasjen e zëvëndëskryetarit të Organizatës për Çlirimin e Palestinës në Liban e dënoi edhe presidenti palestinez, Mahmoud Abbas. Ai e quajti këtë një “akt terrorist”.

"Presidenti Abbas dënon aktin terrorist dhe krimin e kryer kundër gjeneral-majorit, Kamal Medhat. Kamal Medhat i kishte kushtuar jetën e tij dhe i kishte shëbryer popullit dhe çështjes kombëtare ", thuhet në deklaratën e lëshuar nga zyra e presidentit Abbas.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›