E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thirrja e Papës nga Afrika: Kthehuni në besim!

Luanda - Papa Benedikti i XVI-të gjatë turit të tij në Afrikë ka lëshuar edhe një herë thirrjen për rikthimin në besim. Papa i Romës aktualisht ndodhet në kryeqytetin e Angolës, Luandë, ku ka zhvilluar një takim me besimtarët e këtij vendi.

Benedikti i XVI-të i është drejtuar popullit afrikan të shkëpusë çdolloj lidhjeje me burimet e së keqes, dhe i shprehu një herë nevojën e rikthimit tek besimi.

Takimi i Papës me besimtarët e Angolës u zhvillua në një stadium. Mediat ndërkombëtare bëjnë me dije se 2 persona kanë mbetur të vdekur dhe disa të tjerë kanë mbetur të plagosur, pasi janë zënë poshtë nga turma e njerëzvë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›