E Diel, 1 Nëntor 2026

Interpretoi “Të kam në fron” në Fest 64- Erand Sojli: Dua që kënga të jetojë dhe ta ndjejë çdo njeri

Këngëtari Erand Sojli i cili interpretoi në vendin e 8-të me këngën e tij “Të kam në fron” në natën e parë të Festivalit të 64-t të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar rrëfeu emocionet e tij në prapaskenë.

Duke theksuar se është hera e parë që merr pjesë në Festivalin e Këngës në RTSH, Sojli nënvizoi se “ishte një formë e mirë për mua për t’u shprehur. Më intereson që të jetojë kënga dhe të arrij të përcjell ato fjalë që janë aty, t’i dëgjojë dhe t’i ndjejë çdo njeri”.

“Jo nuk e zgjodha unë, nuk e kam pasur objektiv këtë gjë. Ndonjëherë veprat artistike të ngrejnë vetë atje ku duhet, janë punët e atij që janë është në fron”, u shpreh Sojli.

Këngëtari Sojli theksoi më tej se interpretimi i natës së sotme ishte një emocion që nuk e kishte provuar më parë dhe që do ta përjetojë më.

“E rëndësishme është që ishte një emocion që unë s’besoj e kam provuar më parë dhe natyrisht nuk vjen më. Kështu që është e rëndësishme të kem arritur të përmbush shijet dhe dëshirat e audiencës. Mendoja që të ishte një Erand ashtu siç është Erandi në momentet e tij të paqta, pa efekte, pa asgjë, thjesht. Jam sot si kantautor dhe vij për të përcjellë ndjenjat e mia, mendimet e mia, fjalët e mia ”, tha Sojli.

/rtsh.al/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›