E Hënë, 2 Nëntor 2026

Prapaskenat në Fest 64/ Inis Neziri rrëfen incidentin që i ndodhi në skenë

Inis Neziri, e cila garon në Festivalin e Këngës 64 me këngën “Ta kam fal”, rrëfeu emocionet e forta që përjetoi në skenë por edhe incidentin që i ndodhi gjatë performancës.

“Sapo nisa këngën dhe më iku taka, dhe performova vetëm me një takt. Ishte stres i madh, por brohorimat e publikut ishin fantastike dhe më dhanë forcë të vijoja performancën,” tha Inisi.

Ajo falënderoi gjithashtu trupën e balerinëve që e shoqëroi gjatë performancës, duke theksuar se energjia e tyre ishte motivi i saj për të dhënë më të mirën në skenë.

/rtsh.al/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›