E Shtunë, 31 Tetor 2026

PDIU: Maqedonia të reagojë për ndaljen e tensionit ndëretnik

TIRANE- Reagim edhe nga ana e PDIU-se per ngjarjen e rende ne Maqedoni, ku 15 nxenes shqiptare u bene pre e dhunes barbare.

Ne nje deklarate per mediat, PDIU  thekson se diskriminimi i vazhdueshëm i shqiptarëve në nivel shtetëror i ka lënë vendin ditët e fundit përplasjes fizike me motiv etnik ndërmjet të rinjve në Maqedoni, ku shqiptarët janë dhunuar barbarisht vetëm dhe vetëm pse i përkasin kombësisë shqiptare.

Sipas saj, situata ndëretnike në Maqedoni duhet të gjejë zgjidhje të shpejtë përpara se të krijohen rrethana të cilat do të dëmtonin rëndë bashkëjetesën e shqiptarëve me maqedonasit.

PDIU-, duke nenvizuar se ky ehste nje rast i perseritur apelon per reagim nga shteti maqedonas, per ndaljen e tensionin nderetnik.

Indiferenca dhe apatia e institucioneve qeveritare maqedonase ndaj këtyre rasteve barbare të dhunës anti-shqiptare që dëshmohet nga mos-ndëshkimi i asnjë personi përgjegjës për to deri më tani, ka inkurajuar shtimin dhe përshkallëzimin e këtyre rasteve duke kërcënuar seriozisht sigurinë e banorëve shqiptarë në Maqedoni. Ne shprehin solidaritetin tonë të madh për bashkë-kombasit tanë në Maqedoni dhe i bëjmë thirrje institucioneve shtetërore maqedonase që të vihet në lëvizje për vënien para përgjegjësisë të autorëve dhe që të marra masa serioze për të parandaluar ngjarje të tilla që jo vetëm vënë në pikëpyetje bashkëjetesën ndër-etnike brenda Maqedonisë, por që kërcënojnë stabilitetin e mbarë rajonit thuhet ne deklarate.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›