Intervista, Majko: Ikja e Zogut në 1939 nuk ishte tradhti

Ish-kryeministri Pandeli Majko
Rama, më i mirë Kryeministër, se kryetar partie. Balluku u tregua shtetar kur sbëri puç ndaj Enverit me rusët
Akti i vetëm juridik që i tregoi botës se Shqipëria u pushtua nga Italia
U ndjeva keq për Metën kur akuza kërkoi 2 vjet burg
Smund të marrim mandolinat e ti këndojmë LSI-së kur po vjen me ne
Ish-kryeministri socialist Pandeli Majko kërkon një rishikim të historisë, ku figura si Ahmet Zogu apo dhe Beqir Balluku nga periudha e komunizmit të jepen me të gjitha vlerat dhe kontributet që ata kanë pasur në histori. I ftuar në emisionin Intervista në Planet TV, ka bërë një pasqyrë të situatës politike në vend dhe zgjedhjet e ardhshme. Majko shprehet se aleancat duhet të ndërtohen mbi një bazë morale. Lidhur me bashkëpunimin e mundshëm me LSI-në, Majko mendon se ajo ka ndarë me PD jo vetëm pushtetin politik, por dhe atë ekonomik, ndërsa nuk e sheh të moralshme që PS ti kërkojë LSI bashkëpunim pa i pësuar dëm politik maxhorancës aktuale. Në një rrëfim njerëzor, Majko shprehet se është ndjerë keq për bashkëthemeluesin e FRESSH në vitin 1991, Ilir Meta, kur Prokuroria kërkoi 2 vjet burg për shkak të videoregjistrimit të Dritan Priftit.
(Artikullin e plotë e lexoni në numrin e sotëm të gazetës Panorama)