SHBA: Po permbyllet mbikeqyrja, jo mbeshtetja
Zevendesndihmes sekretari amerikan i shtetit, Philip Reeker, tha ne Prishtine se perfundimi i mbikeqyrjes se pavaresise eshte nje njohje e arritjeve dhe perparimit te Kosoves dhe nje shprehje e besimit per te ardhmen e saj si nje demokraci shumetnike, te bashkuar e gjitheperfshirese. Ai i beri keto komente pas takimit me kryeministrin e Kosoves, Hashim Thaçi, te cilit i rikonfirmoi mbeshtetjen e Shteteve te Bashkuara per Kosoven. “Shtetet e Bashkuara mbeshtesin sovranitetin, pavaresine dhe teresine tokesore te Kosoven ne rrugen e saj drejt integrimit te plote euroatlantik”, - tha zoti Reeker, duke nenvizuar se perfundimi i mbikeqyrjes nderkombetare mund te shenoje fundin e pergjegjesive ekzekutive te rezervuara per komunitetin nderkombetar, sipas planit te Martti Ahtisaarit, por nuk shenon fundin e angazhimit dhe ndihmes se fuqishme nderkombetare perfshire edhe ate te Shteteve te Bashkuara. “Perqendrimi nderkombetare ndaj Kosoves do te shtohet pas dites se sotme dhe derisa Kosova punon per forcimin e shtetit, ne duhet te perqendrohemi ne permbushjen e reformave te veshtira por te domosdoshme”. Ai tha se po nis nje kapitull i ri me mundesi te reja te rendesishme, duke nenvizuar se Shtetet e Bashkuara jane partner derisa ajo po hedh hapat drejt pavaresise se plote. Ai tha se ardhmja e Kosoves dhe e Serbise eshte ne integrimin evropian, duke theksuar mbeshtetjen per bisedimet ndermjet dy paleve. “Bisedimet jane absolutisht thelbesore ne shekullin 21”, - tha z. Reeker, i cili nga mikpritesi i tij kryeministri Thaçi, mori angazhimin per angazhim te fuqishem te institucioneve per t’u perballur me sfidat qe e presin Kosoves pas perfundimit te mbikeqyrjes se pavaresise.