E Diel, 1 Nëntor 2026

Mjeke pa kredite, Tavo: Nuk do te lejohen te ushtrojne profesionin Sonila Isaku

Penalitete deri ne largim nga puna apo mosrinovim te kontrates se punes do te kete per mjeket, te cilet nuk marrin kreditet e duhura. Ky ka qene apeli qe iu ka bere Ministri i Shendetesise, Vangjel Tavo, bluzave te bardha duke kerkuar nga ata qe mos mjaftohen vetem me njohurite e marra ne universitet, por dijet e tyre te rriten, duke qene se edhe shkenca po ecen nga dita ne dite. Kreu i Shendetesise u shpreh se brenda pese vjeteve mjeket e sistemit shendetesor paresor duhet te kene marre te pakten 150 kredite. Sipas tij, edhe pse procesi i “edukimit ne vazhdim” ka nisur qe ne vitin 2010, ka ende mjeke, qe nuk kane marre ende asnje pike. “Jam ketu per t’u inkurajuar qe te vazhdoj kjo eksperience e mire, por, nga ana tjeter, per t’u thene te gjithe atyre mjekeve, te cilet per dy vjet nuk kane arritur ose nuk kane marre pjese ne seminare te ndryshme te organizuara ne aktivitete trajnimi, ne kongrese, ne konferenca dhe qe nuk kane grumbulluar numrin e nevojshem te krediteve, pa dyshim qe nuk mund te vazhdojne te qendrojne inaktive ndaj ketij sistemi te detyrueshem per t’u zbatuar”, - tha Vangjel Tavo, Minister i Shendetesise. Nga ana tjeter, drejtoresha e Autoritetit Shendetesor Rajonal, Liliana Ramasaço, u ka kerkuar mjekeve te disa nga poliklinikave te Tiranes, qe te nisin mbledhjen e krediteve per kualifikimin e tyre. Ne te pakten 4 nga poliklinikat vetem gjysma e mjekeve te tyre kane perfituar kredite, ndersa te tjeret nuk kane marre pjese ne asnje trajnim. “Flasim per qendren shendetesore nr. 1 e cila ka nje perqindje pothuajse te barabarte midis mjekeve me zero numer kreditesh dhe mjekeve, te cilet kane arritur t’i marrin te gjithe kreditet. Nese shohim grafikun e qendres shendetesore nr. 5 flasim per nje perqindje prej rreth 60 per qind. Te njejten gje kemi per qendren shendetesore nr. 7", - tha Liliana Ramasaço, ASHR. Gjate 6 muajve te pare te vitit, ketij procesi i jane nenshtruar rreth 240 mjeke te sherbimit shendetesor paresor. Ata kane mundur te marrin nga rreth 15 kredite, te cilat do t'u sherbejne per te qendruar ne vendin e tyre te punes. Te dhenat nga qendra e Edukimit ne Vazhdim tregojne se gjate dy viteve te para ne Shqiperi jane zhvilluar 356 programe trajnimi te akredituara duke filluar nga kongrese kombetare dhe rajonale deri ne kurse trajnimi interaktive ndersa numri i krediteve te ofruara gjate ketyre aktiviteteve eshte 289,372 kredite. Sipas te dhenave te QKEV gjate kesaj periudhe dyvjeçare numri mesatar i krediteve per çdo profesionist eshte i kenaqshem (36 kredite/profesionist), rreth 10% profesionisteve nuk kane marre ende asnje kredit te edukimit ne vazhdim.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›