E Diel, 1 Nëntor 2026

Intervista/Agron Sharra: Ja pse po funksionojnë investimet në Qarkun e Vlorës

Intervistë me kryetarin e Këshillit të Qarkut të Vlorës, zotin Agron Sharra, përfaqësues i Partisë Demokratike, i cili ndalet në platformën që siguroi thithjen e më shumë se 600 milionë eurove nga buxheti i shtetit apo nga donatorë të huaj

1. z. Sharra Si do ta vleresoni rolin e Keshillit te Qarkut Vlore keto vitet e fundit posacerisht ne aktivizimin e tij ne thithjen dhe ne levrimin e investimeve?
Duke iu referuar pyetjes suaj, ne rolin e Kryetarit te Keshillit te Qarkut Vlore ne keto vite, me duhet te kthej vemendjen ne retrospektive per t’i sistemuar ne menyre kronologjike te gjithe kontributin e qeverise shqiptare dhe te kryeministrit Berisha per vemendjen kushtuar ndaj Qrkurt tone dhe kryeshisht ndaj Vlores. Fitorja e Partise Demokratike ne korrik te vitit 2005, kur une isha kryetar i PD, z. Berisha dha nje mesazh te qarte me politiken e qeverise se vet ne mbeshtetje te Jugut te vendit duke perfshire ne kabinetin e vet z. Bujar Leskaj, si Minister te Kultures, natyrshem qe ishte shenja e bashkepunuimit e cila me pas konsistoj ne keto politika investimesh: • Rruga Transballkanike per qytetin e Vlores si nje arterie kryesore ne kete qytet. • Financimi i rruges Vlore-Orikum e cila kishte mbetur pa u likujduar nga qeveria e meparsheme. • U cel financimi i ujesjellesit per qytetin e Vlores duke kthyer kete te fundit ne nje kantier ndertimi. • Po ne kete periudhe u cel drita jeshile e fillimit te punimeve te segmentit te Jugut nga Llogaraja ne Sarande, nga Fieri ne Vlore, nga Ura e Kardhiqit ne Devine, nga Saranda ne Qafë-Botë dhe nje sere projektesh te tjera te karakterit urbanistik, kryesisht ne zonen e bregdetit. • Pervec sistemimit te infra struktures nje vemendje e vecante per keto zona turistike ju kushtua rrjetit elektrik dhe burimeve te veta. • Ndertimi i TEC-it. • Investimi ne rrrjetin 20 kw, nenstacioni i Babices, linja e transmetimit Zvernec-Babice jane ne vemendjen e Qeverise Shqiptare per te stimuluar zhvillimin e turizmit dhe te ekonomise ne kete qark, por prioritetet e kesaj qeverie nuk mbarojne ketu, sepse investimet prekin dhe shume komuna e bashki, me infrastrukture rrugure, ujesjellesa e shkolla.
Qarku i Vlores perfshin ne vetvete 26 komuna e bashki, ku asnjera prej tyre nuk ka ngelur pa u prekur nga keto investime, padyshim dhe ne funksion te projekteve qe ata kane paraqitur, kjo ka qene fryma e bashkepunimit te Keshillit te Qarkut Vlore me kryeministrin Berisha e Qeverine e Re per te gjitha qeverisjet vendore pa dallime politike.

Duke u hedhur disi ne detaje, sa e veshtire ka qene thithja e investimeve per projekte madhore, ne te cilat eshtë perfshire Qarku? A mund te thoni se sa kane qene investimet per Qarkun e Vlores?
Detajet jane te shumta dhe personalisht mendoj se cdo njera prej tyre ka impaktin e vet ne zhvillimin e Qarkut tone. Qarku yne me mbeshtetjen e Qeverise Berisha i ka hapur rrugen projektit te Bankes Boterore per zhvillimin e turizmit pergjate vijes bregdetare qe nga Palasa deri ne Ksamil. Kemi bere te mundur ne projektet tona gjate ketij mandati aprovimin e projektit per zhvillimin e Orikum-Radhime me nje siperfaqe 300 ha, kemi aprovuar projektin e nje resorti turistik ne zonen e grykederdhjes se Vjoses, kemi bere te mundur aprovimin e nje projekti te HEC-it ne komunen e Lukoves dhe nje ne komunen Sevaster (HEC i Kalivaçit) si dhe kemi mbyllur procedurat per ndertimin e parkut eolik per kompanine Moncada Grup, investim i cili kap shifren, rreth 1 miliard Euro, pra duke permbledhur ate qe ju kerkuat ne pyetjen e pare dhe te dyten - per ate, se sa ka qene volumi i investimeve - atehere pergjigja eshte qe keto investime te karakterit kombetar, se bashku me ato te pushtetit vendor per Qarkun e Vlores, kapin shifren rreth 600 milion Euro. Tendenca e investimeve ne sektorin privat pa planifikuar investimet ne projektin e portit te kontejnerave kapin shifrin rreth 1 miliard Euro, shifrat nuk kane nevoje per koment.Gjithashtu ne vijimesi kemi projektide te tjera qe jane ne trajtim e siper.

Z. Sharra, Publiku nuk eshte shume i qarte, lidhur me strukturen e varesine dhe mardheniet e Qarkut me Prefekturen dhe njesite vendere; si kane qene keto hallka per Vloren dhe sa ka demtuar klima politike e bashkepunimin?
Qeveria Berisha, ne vizionin e vet ka si qellim decentralizimin e pushteteve dhe kjo tendence duket qarte ne permiresimin e vazhdueshem te Ligjit 8652 te Pushtetit Vendor. Ngarkimi me kompetenca i qeverisjes vendore ben te mundur qe pushteti te zbrese sa me afer komunitetit dhe te jete i prekshem nga vete ata. Kalimi i kompetencave ne mbledhjen e taksave, njohja e te drejtes se prones ne kufijte administrative, e drejta ligjore e huamarrjes se qeverisjes vendere, inspektoriatet e policive si dhe nje sere kopmetencash te tjera tregojne qarte qe pushteti i Qarkut, pushteti i Prefektures dhe ai i njesive te qeverisjes vendere veprojne te pavarur nga njera-tjetra. Politikat qe kane ndertuar qeverisjet vendere ne Qarkun e Vlores jane trajtuar te gjitha me fonde nga kjo qeveri, pvaresisht klimes politike qe ka mbizoteruar si rezultat i presionit opozitar. Kryeministri ne te gjitha takimet e ketij Qarku u ka hapur driten jeshile te gjitha projekteve. Ky mesazh eshte percjell dhe nga Qarku per te gjitha keto njesi te qeverisjes vendere nepermjet financimeve nga Fondi Zhvillimit i cili vepron me prezencen e tij ne te gjitha nivelet e dyta te ketyre qeverisjeve. Keshilli i Qarkut qysh nga koha qe kur une jam mandatuar ka pasur bashkepunim me Prefekturen dhe te gjitha njesite e qeverisjes vendere ne perputhje me kuadrin ligjor. Mesazhi i Qeverise ka qene i qarte, trajtim i barabarte per te gjitha projektet me standarte, kjo ka qene deviza e jone, kurse trajtimi politik nga opozita i situates postzgjedhore ka krijuar nje ngerç bashkepunimi dhe nje klime politike e cila demton ineresat e komunitetit. Personalisht gjithmone ne drejtim te partise dhe te keshillit jam munduar te percjell frymen e bashkepunimit instituconal, mirekuptim dhe tolerance per komunitetin tone, duke qendruar forte ne linjen zyrtare te qeverise. Te gjitha ato investime qe permendem me lart jane rezultat i nje fryme qytetarie te bashkepunimit ne favor te shoqerise per Qarkun e Vlores.

A mund te ndaleni ne ndonje problematike apo projekt madhor qe po menazhon aktualisht Qarku i Vlores?
Natyrisht ne nje pune ku drejtimet kryesore shkojne mire, ka vend per te trajtuar edhe probleme qe dalin. Une po radhis disa prej tyre: • ndertimet pa leje jane nje fenomen shqetesues qe zanafillen e kane tek neglizhenca e njesive te qeverisjes vendore. • demtime te tokes bujqesore mbeten nje problem shqetesues per ne. • problemet te ndotjes urbane, jane probleme te cilat vazhdojne te jene pjese e shqetesimit te perbashket, sidomos ne sezonin turistik. Keto problematika mbeten objekt i punes i njesive te qeverisjes vendere dhe Keshillit te Qarkut Vlore per te marre rrugen e zgjidhjes ne nje kohe sa me te afert, sepse jo vetem qe eshte pjese e detyrimit tone ligjor, por edhe e detyrimit qytetar. Jo me larg se me dt. 28/06/2010, Keshilli i Qarkut Vlore u perfshi ne nje projekt me UNICEF-in per hapjen e nje zyre per mbrojtjen dhe respektimin e te drejtave te femijeve. Ne takimin per inagurimin e kesaj zyre, morri pjese edhe presidenti i UNICEF-it, z. Detlef Palm. Bashkepunimi me kete projekt eshte pjese dhe e strategjise kombetare per femijet qe qeveria shqipetare vazhdon te realizoje me objektivin e madh “Femijet shqipetar drejt Europes”. Kjo zyre do te beje te mundur njohjen nga afer te problemeve me femijet per t’i pasqyruar keto ne hartimin e projekteve ne vijimesi.

Qarqet funksionojne shpesh si parlamente rajonale. A po demtohet puna e Qarkut te Vlores nga perpjekjet per ndertimin e strukturave paralele, pengese per investimet, sic jane edhe shoqatat e pushtetareve vendere socialiste, mbledhja e fundit e te cileve u mbajt pikesrisht ne Vlore?
Padyshim qe Qarku funksionon ashtu sikurse thoni dhe ju, dhe perderisa instrumenta paralele, mundohen te nderhyjne apo t’i zevendesojne, mendoj se kjo nuk sjell progres jo vetem per ate force politike qe e merr kete iniciative por demton interesat e komunitetit dhe imazhin e vendit. Roli i Qarqeve ne vendin tone eshte implementimi iStrategjise Kombetare ne Strategjine Rajonale ku zhvillimi i Qarkut tone konsiston ne tri drejtime kryesore: • Zhvillimin e turizmit, • Zhvillimin e agrobiznesit, • Zhvillimin industrial,
pa perjashtuar politikat sociale. Une besoj se kjo ide e shtetareve vendor socialiste nuk do te funksionoje nga marrezia e dikujt, sepse nje pjese e drejtuesve te tyre jane pragmatiste e dine vleren e bashkepunimit institucional. Perfaqsues te ideve te tilla jane humbesit e radhes.

Z. Sharra, duke kryer nje bilanc te struktures, meqenese jeni dhe ne perfundim te mandatit a mund te thoni ambicjet qe duhet te ushqeje zgjedhesi i Vlores, ne drejtim te drejtuesve te rinj te Keshillit te Qarkut Vlore, ne 4 vitet e ardhshme?
Gjate kohes sime ne kete mandat politik struktura administrative u perfshi nga reforma institucionale, nga permiresimi i ndjeshem i etikes ne sherbim te qytetareve, nga komunikimi zyrtar i te gjitha drejtorive me publikun per ankesat dhe kerkesat si dhe caktimi i afateve kohore per kthim pergjigje, tolerance zero per elementet korruptive, permiresim i kushteve optimale te punes, duke bere te mundur rikonstruksionin e godines se Keshillit te Qarkut Vlore. Besoj se te gjithe keta tregues qe kane permiresuar imazhin e Keshillit te Qarkut Vlore do te bejne te mundur qe zgjedhesit vlonjate te besojne tek partia Demokratike dhe te votojne per anetaret e saj ne keshillin e Qarkut ne kater vitet e ardhshme. Jam i bindur ne nje fitore ku te gjithe se bashku nga kjo performance pozitive e jona, jemi te “denuar” te fitojmë.
Intervistoi Ilir Nikolla

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›