“Në maj eksportet u rritën 114.5 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2009”

INSTAT bën të ditur se, importet kanë shënuar rritje me 25.1 për qind krahasuar me vitin e kaluar. Edhe kreu i BSH ka vlerësuar ecurinë e ekonomisë shqiptare gjatë muajve të parë të këtij viti. Ardian Fullani: “Politikat fiskale stimuluan uljen e deficitit”
INSTAT dhe BSH flasin për një ekonomi ne rritje ne vend ndonëse ka ende skeptikë dhe aq më keq tendencioz si drejtuesit e opozitës shqiptare të cilët çdo ditë hedhin baltë mbi të dhënat zyrtare dhe aq më tepër ndaj institucioneve të tilla si INSTAT të vetmin institut të dhënash në vend apo dhe BSH. Pikërisht dje sipas INSTAT niveli i eksporteve për muajin maj të këtij viti, ka shënuar rritje me 114,5 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Sipas Institutit të Statistikave, rritje është shënuar kryesisht në grupin minerale, lëndë djegëse po ashtu dhe në grupin, ushqime dhe pije. Nga ana tjetër edhe importet kanë shënuar rritje me 25,1 për qind krahasuar me vitin e kaluar, ku grupi makineri dhe pajisje shënoi rritjen më të lartë me 23,3 për qind. Ndërkohë partneri kryesor i vendit tonë për shkëmbimet tregtare është Bashkimi Europian dhe kryesisht Italia dhe Greqia me 62 përqind të nivelit total.
Edhe Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Ardian Fullani ka vlerësuar ecurinë e ekonomisë shqiptare gjatë muajve të parë të këtij viti. Në fjalën e tij guvernatori e ka quajtur si stimuluese politikën fiskale që ka ndjekur sektori publik, ku sipas tij deficiti buxhetor ka pasur tendencë në ulje. Ardian Fullani, Guvernator i Bankës së Shqipërisë "Sektori publik ka vijuar të ndjekë një politikë fiskale stimuluese gjatë pesë mujorit të parë të vitit 2010. Deficiti buxhetor për këtë periudhë rezultoi 11.6 miliardë lekë, i kushtëzuar nga rritja vjetore me 4 për qind e të ardhurave buxhetore dhe tkurrja vjetore me 3 për qind e shpenzimeve publike".
Po ashtu, sipas Fullanit edhe deficiti tregtar ka pasur ulje pasi eksportet kanë qenë në nivele pozitive krahasuar me një vit më parë.
"Eksportet neto kanë rritur kontributin e tyre pozitiv në kërkesën agregate gjatë katër muajve të parë të vitit. Kjo ecuri është diktuar nga rritja vjetore prej 47 për qind e eksporteve gjatë kësaj periudhe, ndërkohë që importet kanë ruajtur një nivel të krahasueshëm me një vit më parë. Këto zhvillime janë materializuar në ngushtimin e mëtejshëm të deficitit tregtar, i cili është tkurrur me rreth 14 për qind në terma vjetorë gjatë katër muajve të parë të vitit", u shpreh Fullani.
Kreu i Bankës së Shqipërisë i është referuar edhe sistemit bankar ku sipas tij, niveli i depozitave po ashtu dhe i kredive kanë shënuar rritje kryesisht muajt e fundit. Më tej Fullani shtoi se, "të dhënat e kredisë gjatë dy muajve të fundit paraqesin një dinamikë pozitive, duke shfaqur norma më të larta rritjeje mujore të kredisë dhe, në veçanti, një rritje më të shpejtë të kredisë për investime. Megjithatë, kredia vazhdon të rritet me norma të ulëta, në reflektim të një kërkese të moderuar për kredi nga agjentët ekonomikë dhe të kushteve krahasimisht të shtrënguara të kreditimit të aplikuara nga sistemi bankar, si pasojë e kujdesit të shtuar të tij".
Gjithashtu Fullani e ka quajtur nivelin e inflacionit si pranë objektivit të Bankës së Shqipërisë. Gjithashtu Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë miratoi ndryshimin e objektivit operacional të politikës monetare, i cili do të jetë orientimi i normave të interesit në tregun bankar pranë normës bazë të interesit të Bankës së Shqipërisë. Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Ardian Fullani ka vlerësuar ecurinë e ekonomisë shqiptare gjatë muajve të parë të këtij viti. Në fjalën e tij guvernatori e ka quajtur si stimuluese politikën fiskale që ka ndjekur sektori publik, ku sipas tij deficiti buxhetor ka pasur tendencë në ulje.
"Sektori publik ka vijuar të ndjekë një politikë fiskale stimuluese gjatë pesë mujorit të parë të vitit 2010. Deficiti buxhetor për këtë periudhë rezultoi 11.6 miliardë lekë, i kushtëzuar nga rritja vjetore me 4 për qind e të ardhurave buxhetore dhe tkurrja vjetore me 3 për qind e shpenzimeve publike", u shpreh Ardian Fullani, Guvernator i Bankës së Shqipërisë.
Po ashtu, sipas Fullanit edhe deficiti tregtar ka pasur ulje pasi eksportet kanë qenë në nivele pozitive krahasuar me një vit më parë.
"Eksportet neto kanë rritur kontributin e tyre pozitiv në kërkesën agregate gjatë katër muajve të parë të vitit. Kjo ecuri është diktuar nga rritja vjetore prej 47 për qind e eksporteve gjatë kësaj periudhe, ndërkohë që importet kanë ruajtur një nivel të krahasueshëm me një vit më parë. Këto zhvillime janë materializuar në ngushtimin e mëtejshëm të deficitit tregtar, i cili është tkurrur me rreth 14 për qind në terma vjetorë gjatë katër muajve të parë të vitit", shtoi Guvernatori.
Kreu i Bankës së Shqipërisë i është referuar edhe sistemit bankar ku sipas tij, niveli i depozitave po ashtu dhe i kredive kanë shënuar rritje kryesisht muajt e fundit.
"Të dhënat e kredisë gjatë dy muajve të fundit paraqesin një dinamikë pozitive, duke shfaqur norma më të larta rritjeje mujore të kredisë dhe, në veçanti, një rritje më të shpejtë të kredisë për investime. Megjithatë, kredia vazhdon të rritet me norma të ulëta, në reflektim të një kërkese të moderuar për kredi nga agjentët ekonomikë dhe të kushteve krahasimisht të shtrënguara të kreditimit të aplikuara nga sistemi bankar, si pasojë e kujdesit të shtuar të tij", u shpreh Guvernatori.
Gjithashtu Fullani e ka quajtur nivelin e inflacionit si pranë objektivit të Bankës së Shqipërisë. Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë miratoi ndryshimin e objektivit operacional të politikës monetare, i cili do të jetë orientimi i normave të interesit në tregun bankar pranë normës bazë të interesit të Bankës së Shqipërisë.