E Shtunë, 31 Tetor 2026

Intervista/Historiani gjeopolitik Robert Kagan: “Amerika, perandoria e përjetshme”

27-04-2012 / Gazeta 55

Është shumë i gëzuar Robert Kagan kur president i SHBA-ve, Barack Obama, ka deklaruar se historiani “Kagan ka të drejtë kur thotë që Amerika nuk është në rënie”.  Barack Obama gjatë deklaratës së përgjithshme të bashkimit ka thënë “se cilido që thotë se Amerika është në dekadencë apo fuqia e saj ka rënë, nuk e di për çfarë po flet”. Jo vetëm pse e ka thënë presidenti Obama, por pse e ka thënë një president politikisht dhe intelektualisht jo republikan, kulturës së cilës i përket Robert Kagan, këshilltar i politikës së jashtme të Mitt Romney. Robert Kagan, historian, anëtar i vyer i institutit Broogking, editorialist i gazetës prestigjioze Uashington Post, është një konservator 24 karatësh. Kagan flet për librat e tij, për Amerikën, për fuqinë e saj, të kontradiktave në këtë intervistë që është bërë në zyrën e tij në Broogins Intitution, në Uashington

Profesor Kagan, Ju mbështetni tezën që bota e sotme është një krijesë e SHBA-ve. Mbi çfarë mbështet kjo tezë?
“Pas Luftës së parë dhe të dytë Botërore kur rendi i Europës, që kishte funksionuar për shumë kohë,  u shpërbë, SHBA-të bënë u fuqia e parë dhe udhëheqëse e botës. Për dy arsye. Së pari kanë krijuar një sistem të sigurisë ndërkombëtare që ka luajtur  një rol deciziv në mbajtjen dhe zgjerimin e hapësirave të lirisë. Dhe së dyti kanë favorizuar një model ekonomik të bazuar në tregtinë e lirë që ka shërbyer për përhapjen e demokracisë”.
Ju thoni që të flasësh për rënien e Amerikës është një gabim. Përse?
“Ja, shikoni të dhënat bazë që përkufizojnë një fuqi të madhe në botë. Edhe pse rritja ekonomike është e ngathët pas krizës së 2008, SHBA-të kanë ekonominë më të madhe të botës, me një të katërtën e PBB-së së planetit. Nga një pikëpamje ushtarake nuk më duket në mëdyshje fakti që SHBA-të janë një fuqi që nuk ka rivalë. Tjetër: ndikimi në kërkimin shkencor, në universitet, në muzikë, në kinema nuk është më e vogël se në vitet e kaluara. Në fund, vërej që kjo ka përhapur një ide, por dhe një mit, që SHBA-të janë një gjendje të bëjnë atë çfarë  të duan dhe si të duan, që pozicioni i tyre në botë u mundëson kontrollin e botës. Ky është një mit që mbështet në themelet e një të dhëne historike: në dekadën e fundit të Luftës së Ftohtë Amerika kishte zona  të botës ku Amerika nuk ishte në gjendje të ndikonte mbi ngjarjet. Sot nuk është më kështu. Pra, ku është dekadenca, rënia?”
Atëherë si është e mundur që ekziston një perceptim i tillë, një sensacion i përhapur që Amerika pasi ka kapur ajkën e pushtetit dhe ndikimit po fillon të japë sinjale të rënies?
“Është e vërtetë që ekziston perceptimi dhe është i kuptueshëm dhe lehtësisht i shpjegueshëm. Kriza ekonomike dhe deficit i buxhetit nga një anë, rritja e vazhdueshme e Kinës, Brazilit, Indisë, Turqisë nga ana tjetër, kanë gjeneruar preokupimin që një cikël po mbyllet. Dhe pastaj nëse shtojmë elementet e tjerë pas 11 shtatorit, duke filluar nga ndërhyrja e kritikuara në Irak, deri në menaxhimin e të burgosurve në Guntanamo, perceptimi e rënies është lehtësisht e shpjegueshme. Por mbetet një perceptim, dhe jo një realitet.
U deshën dekada që të ishte e qartë për të gjithë që Perandoria britanike ishte në dekadencë, në rënie...
“Mes viteve 1870 dhe 1900, Epokë për të cilën po flasim, kishte indikatorë të caktuar  dhe të pamohueshëm për të fotografuar situatën. Unë ju kujtoj vetëm dy: rënia progresive e kontrollit të deteve dhe rënia si fuqi ekonomike në nivelin planetar të Perandorisë britanike”.
Sa është e rëndësishme që fuqia ushtarake e SHBA-ve për të vazhduar mbajtjen e botës ashtu siç e ka krijuar, për të përdorur një titull të një libri tuaj, dhe për të vijuar propagandimin dhe eksportimin e vlerave në  të cilën beson Amerika?
“Dua t’i ndaj dy elementet për të evituar konfuzionin. Një gj është ndërhyrja ushtarake që SHBA-të kanë bërë dhe që japin një perceptim direk të fuqisë ushtarake, një gjë tjetër është roli i fuqisë ushtarake amerikane që sot dhe që ka shërbyer për të parandaluar konflikte të armatosura mes fuqive të mesme dhe fuqive të mëdha, të tipit Kinë-Rusi ose Kinë-Japoni ose Indi-Kinë. Kjo e dyta është supremacia ushtarake që në 70 vitet e fundit ka evituar luftërat, siç ka evituar të gjitha ato që kanë shënjuar pjesën e parë të shekullit të XX-të.
Përse i caktoni SHBA-BE rolin e një “ plotfuqishmi të bezdisur”, sikur Uashingtoni nuk kërkon kurrë të ndërhyjë dhe përkundrazi e bënë sepse e kanë tërhequr për xhakete?
“Ky është imazhi që SHBA-të dëshirojnë të japin për veten. Por nuk është realiteti duke parë frekuencën e përdorimit të forcës ushtarake”.
Po propaganda për të zbutur kritikat e ndërhyrjes?
“Nuk është propagandë, është pikërisht imazhi që amerikanët kanë për veten e tyre dhe ndërhyrjeve të tyre ushtarake. Pastaj, një herë e kanë bërë, thonë që nuk duan ta vazhdojnë ose që nuk do ta bëjnë më. Por ndërkohë e bëjnë. Kam nënvizuar me forcë këtë kundërthënie sepse i takon psikologjisë së shtresës së mesme amerikane: qenie gjithmonë në konflikt midis gjërave që behet dhe atyre që duhen të bëhen”.
Ky konflikt psikologjik ndodh ndryshe kur është nkë republikan apo një demokrat në Shtëpinë e Bardhë?
“Mendoj se jo. Nëse marrim si pikënisje vitin 1989, fundi i Luftës së Ftohtë, Amerikan ka ndërhyrë ushtarakisht mesatarisht çdo dy vite e gjysmë. Me çdo president George H. Bush, Bill Clinton, George W. Bush, Barack Obama. Në Shtëpinë e Bardhë mund të jetë një demokrat, një republikan, një idealist, një realist, por zgjedhjet janë të ngjashme”.
Të gjithë në luftë?
“Ekzakt Maksimumi ka ndodhur përgjatë presidencës së Bushit të parë. Në katër vite tre luftëra: Irak, Panama dhe Somali”.
Muhamer Gedafi do të ishte zyrë nëse Amerika nuk do të kishte ndërhyrë. Por më duket se është po aq ekzakte të thuash të kundërtën: pa Europën, duke filluar me Francën, Britanisë së Madhe dhe Italisë, Gedafi do të ishte në pushtet?
“Nga një pikëpamje praktike nuk doja të ulja rëndësinë e Europës, por vetëm të shpjegoja që nuk sa mund të kishte bërë Europa pa Amerikën? Nga një pikëpamje e thjehstë teorike, pyes sa Europa do kish pasur dëshirë të merrej me Gedafin dhe nëse bota të ishte multi-polare me Kinën, Rusinë, Indinë në të njëjtën gjatësi vale me Amerikën”.
Thoni të vërtetën: Ju konsideroni Europën si kushëriri pak i paaftë i SHBA-ve...?
“Unë e dua Europën”.
Nuk e vëmë në dyshim, por në një libër tuajin,”Paradise and poëer”, ju përkufizoni se Amerika është si Marsi, kurse Europa nga Afërdita. Nuk është se ishte një komplimenti i bukru për Europën?
“Ajo ishte vetëm një analizë që theksonte zgjedhjet e bëra nga Europa pas luftës së ftohtë, para së gjithave shkurtimeve të aftësisë së saj ushtarake me delegim të mbrojtjes nga superfuqia amerikane. Natyrisht, është në sytë e të gjithëve që Europa merr pjesë në të gjitha angazhimet duke filluar me Afganistanin. Por ka prioritete të ndryshme nga SHBA-të, duke filluar nga ekonomia dhe mbaruar në fenomenet migratore. Pra, ka favorizuar një vizion gjeoekonomik të problemeve dhe jo një vizion gjeopolitik”.
Pushteti ushtarak vlen shumë për Ju. Përse?
“Është një element vendimtar në menaxhimin e politikës ndërkombëtare. Nëse ju shikoni të gjithë fuqitë që ekzistojnë në botë, përpos Europës dhe Rusisë, do të kuptoni që të gjithë vendet në zhvillim po fuqizojnë forcën ushtarake. Kina sot shpenzon thuajse sa gjithë Europa, India është në rritje, Japonia mban shpenzime konstante për aparatin e sigurisë”.
Kjo garë për riarmatime do të thotë se dikush kërkon të sfidojë SHBA-të?
“Nuk më duket e mundshme. Por ka mundësi që të jetë një riekuilibër brenda rajoneve të botës”.
SHBA-të kanë kontribuar në përhapjen e demokracisë, për shembull duke mbështetur Pranverën Arabe. Megjithatë shpesh ka mbështetur diktatorë dhe regjime autoritare. Është një kundërthënie si ajo e sherifit bezdisës?
“ Më shumë se një kundërthënie ndaj vlerave të shpallura, është një hipokrizi në aplikimin e këtyre vlerave. Nëse ju shikoni historinë amerikane, ju do të kuptoni se këto kontradikta  kanë qenë edhe në politikën e brendshme dhe të jashtme. Amerika është një demokraci, por ka pasur praktikën e skllavërisë për 80 vite, po ashtu diskriminimin e minorancave. Në politikën e jashtme ka ndodhur e njëjta gjë, shpesh me justifikimin e betejës kundër komunizmit. Por, provojeni sot të pyesni Hosni Mubarakun apo Ferdinand Markosin se konsiderojnë SHBA-të një mik të besnik?
Edhe presidenti Barack Obama ka thënë se Amerika nuk është në rënie. Ju, Si këshilltar i politikës së jashtme të kandidatit republikan Mitt Romney, që kritikon mbi gjithçka Obamën, si ndjeheni  në këtë situatë?
“Romney nuk ka thënë kurrë që Amerika është në rënie, por që politika e Obamës për shkurtimet në Mbrojtjes rrezikon ta çojë vendin në rënie. Unë jam dakord me kandidatin republikan”.
Profesor Kagan, si do t’ia bëjë Amerika që të mos hyjë në një fazë rënie dhe të vazhdojë të vendosë mbi fatin e vendeve të tjera kur nuk arrin të zgjidhë problemet e brendshme si deficit,papunësia, transparenca e tregjeve?
“Janë të gjitha çështje serioze për t’u përballur dhe zgjidhur sa më shpejt. Por megjithatë ka moment të këqija në ngjarjet e fundit. Bëj vetëm një shembull, situata ekonomike e viteve 1970 ishte më e zezë dhe më e mbushur me probleme në politikën e jashtme siç lufta e Vietnamit. Çështja kryesore, atëherë, nuk në vetvete që Amerika të jetë e aftë për të zgjidhur problemet e saj dhe të jetë shembull në botë, por që Amerika të këtë një rol lideri pavarësisht problemeve të saj. Unë besoj se janë”.
Marrë nga revista “L’Espresso”

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›