E Diel, 1 Nëntor 2026

Mbështetës të ideve dhe krimeve komuniste dhe zhvatës portofolash

27-04-2012 / Nga Ilirian Dahri

Ndoshta Sarkozi nuk do të kërkojë votat e të djathtës të cilësuar si ekstreme të Marine Le Pen në votimin e 6 majit. E ka deklaruar vetë, Nikola Sarkozi, pas turnit të parë të zgjedhjeve të zhvilluara në Francë. “Nuk do të ketë asnjë marrëveshje me Frontin Kombëtar, asnjë ministër nga Fronti kombëtar” – ka nënvizuar në radion France Info, duke vazhduar më tej se: “ Nuk mendoj keq për ata që kanë votuar për kandidaten e Frontit Kombëtar. Duhet t’i dëgjoj, t’i kuptoj {…}. Sidoqoftë Marine Le Pen ishte votuar nga 17.9% e francezëve, një rekord për zgjedhjet presidenciale për këtë parti të themeluar nga babai i saj Jean - Marie.  Ndërkaq Sarkozi ka sulmuar edhe rivalin e tij  Hollande, sepse sipas tij ai flet vetëm me të majtët. “Duhet të dijë që një president është i tillë sepse duhet të jetë për të gjithë francezët. Ai nuk e ka kuptuar ende këtë”. Por nuk është ndalur këtu Sarkozi por ka kritikuar edhe kandidatin e të majtës radikale, Jean - Luc Melenkon, i cili pas votimit i ka dhënë mbështetjen e tij kandidatit Hollande. “Kur Melenkon thotë se Kuba është një demokraci, ose kur militantët e tij ndeshen në rrugë me një të pasur dhe kërkojnë  t’i zhvasin portofolët” - ka ironizuar Sarkozi “ndoshta dikush duhet t’i qortojë”. Është  afër 1 maji dhe Sarkozi kërkon që të zhvillojë edhe ai  një manifestim paralel me atë të sindikatave franceze sepse sipas tij -“Zoti Hollande duket se e ka privatizuar 1 majin, por edhe ne kemi të drejtën të dëshmojmë, dhe të kemi një konceptim tjetër mbi punën”. Sipas tij ka nga ata që nuk duan të punojnë por duan të  jetojnë me asistencën e shtetit. Ndërkaq kandidati socialist Hollande ka konfirmuar se nëse do të zgjidhej president, menjëherë të nesërmen, do t’i dërgonte një letër liderëve të Bashkimit Europian duke i propozuar masat për rritjen ekonomike. Sipas tij kjo do të funksiononte si një memorandum për rritjen ekonomike të Europës. Sipas kandidatit socialist ky memorandum do të sillte një dialog të nevojshëm mes liderëve europianë dhe Bankës Qëndrore Europiane. “Duhet një financim i ekonomisë që lejon rritjen sepse pa rritje Europa nuk do të mund të dalë nga kriza”. Kandidati socialist Hollande në të njëjtën kohë ka saktësuar edhe pozicionin e tij me Gjermaninë dhe sidomos me kancellaren gjermane Angela Merkel me të cilën nuk kërkon të krijojë konlikte por sidoqoftë nuk i fsheh hendeqet që egzistojnë në posicionet e tyre. Me Gjermaninë, Hollande do të kërkonte të fliste për rritjen duke hapur diskutime të shpeshta  të bazuara gjithmonë tek miqësia. Në politikën e brendshme kërkon të bëjë një reformë në Kushtetutë për t’i dhënë votën të huajve në zgjedhje lokale ndërsa e djathta është tërësisht kundër saj. Në Tv France 2 ka saktësuar se pikërish në zgjedhjet e 2014 kur do të mbahen zgjedhjet lokale do të ndodhë kjo. Sidoqoftë raundi i parë mund të quhet si një fitore për Sarkozinë duke parë se nga të gjitha sondazhet ishte dhënë si humbës. Nuk humbi dhe kjo quhet vlen si një fitore. Natyrisht rezultati më i mirë është ai i Marine Le Pen e cila arriti këtë rezultat sepse ishte e fortë në anën mediatike por sipas shumë analistëve më shumë ka qenë vendimtare edhe frika e francezëve nga kriza. Tashmë Sarkozi duhet të bindë pasuesit dhe votuesit e Le Pen dhe të Bayrou për të votuar për të. Flitet se Sarkozi mundet t’i japë rolin e kryeministrit Baroyu. Po Hollande a do të gjejë tërësisht mbështetje tek e majta? Edhe sikur të jetë kështu kjo nuk do të mjaftonte për të kaluar 50% të votave. Sidoqoftë turni  i parë  tregoi se Franca është një vend i djathtë dhe se nuk shkon kollaj tek politikat e majta. E vërteton padyshim fenomeni Le Pen. Rezultati më i lartë i gruas që u transformua në “burrin e tretë” të garës franceze. Pothuajse rrezikonte që mos të kandidonte sepse i mungonin 500 firmat e nevojshme  të cilat i ka arritur me vështirësi. Por pastaj një pjesë e madhe e francezëve kanë pëlqyer programin e saj madje thonë se nëse Sarkozi ka humbur kjo ka ndodhur pikërisht me Le Pen.  “E djathta ka braktisur idenë e kombit, duke e nënshtruar me ligjet e tregut. Ndërsa e majta e ka zëvëndësuar me internacionalizmin. Vota për Front National është e vetmja që vlen në këto zgjedhje, unë jam e vetmja kandidate që kundërshton sistemin” – kështu i kishte komunikuar militantëve të saj përpara zgjedhjeve. Sidoqoftë avokatja 44 vjeçare, e divorcuar dhe nënë e tre fëmijëve është mbretëresha e re e retorikës politike franceze. Ka luajtur fort me kërcënimin për daljen nga zona euro dhe atë të daljes nga Bashkimi Europian deri tek provokimi për daljen e Francës nga Nato. Ndërkaq ka kërkuar ngritjen e rrogave minimale dhe ka folur për moshën e pensionit në 60 vjeç.

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›