Intervista/Spaho: Anëtarësimi në NATO, avantazh i madh për të tërhequr më shumë investime të huaja
Zoti Spaho, cili ishin impresionet tuaja, kur u njoftua marrja e ftesës nga Samiti i Bukureshtit?
Mendoj se është ngjarja me e madhe për kombin tonë, pas pavarësimit të Kosovës. Bëhet realitet një nga dëshirat e kahershme tonat, për t’ju bashkëngjitur botës perëndimore dhe institucioneve të saj. Shqiptarët, janë kombi i cili jep mbështetjen më të lartë në rajon për tu anëtarësuar në NATO dhe BE. Ftesa për antarësim, vjen pas më shumë se 15 vjet përpjekje të vazhdueshme të gjithë spektrit të shoqërisë shqiptare. Sigurisht duhen vënë n dukje përpjekjet e maxhorancës sonë dhe reformat e ndërmarra gjatë 3 viteve të funditm të cilat bënë të mundur që të plotësoheshin të gjitha detyrimet për të marrë ftesën. Dëshiroj të evidentoj vetëm një fakt: sot sektori i mbrojtjes financohet me 2 % të Prodhimit të Brendshëm Bruto në vit, kusht që u plotësua një vit para afatit dhe që jo të gjitha vendet anëtare të NATO-s e kanë arritur. Për një vend me zhvillimin ekonomik të Shqipërisë, është një sakrificë jo e vogël por që bëhet për një qëllim të madh. Është e rëndësishme që gëzimi që vjen nga kjo ngjarje, të pasohet nga vazhdimi i reformave dhe plotësimi i të gjithë detyrimeve, për të marrë statusin e anëtarit me të drejta të plota, sa më shpejt që të jetë e mundur. Për këtë, do të duhet jo vetëm angazhimi i plotë i maxhorancës por edhe bashkëpunimi dhe kontributi i opozitës.
Vlerësohet se anëtarësimi në NATO, përbën një shans të madh për rritjen
e investimeve të huaja. Në ç`mënyrë këto investime mund të rriten, duke pasur parasysh se sipas rekomandimeve të Bashkimit Europian, vendi ka shumë për të bërë në drejtim të përmirësimit të klimes së biznesit?
Anëtarësimi në NATO do të ketë efekte pozitive edhe në sferën e ekonomisë, pasi ajo është aleancë politiko-ushtarake. Anëtarësimi në këtë organizatë, rrit shkallën
e sigurisë në vend. Kjo do të thotë që mundësitë që të kalojmë përmes ngjarjeve të cilat prodhojnë destabilitet të fortë politik praktikisht të eleminohen. Nga ana tjeter, anëtarësimi është një mesazh që ekonomia e vendit ka plotësuar kushtet më të domosdoshme për të qenë një ekonomi tregu funksionale. Përvoja e vendeve te tjera të lindjes të cilat kanë kaluar nëpër këtë proces, tregon për rritje të konsiderueshme të investimeve private të huaja pas anëtarësimit. Besoj që nëpër një eksperiencë të tillë do të kalojë edhe vendi ynë. Rritja e investimeve private të huaja, është shumë e domosdoshme për vende si Shqipëria dhe nënkupton më shumë vende të reja pune, më shumë progres në ekonomi, më shumë të ardhura për ata që punesohen, për rrjedhojë edhe rritje e nivelit të jetesës. Anëtarësimi në NATO, është avantazh i madh për të tërhequr më shumë investime por që ajo të bëhet realitet duhet shoqëruar me reforma në sektorë të tjerë. Biznesi i huaj ka nevojë jo vetëm për siguri politike por edhe për një sistem drejtesie modern dhe që bën drejtësi, ka nevojë për infrastrukture të zhvilluar sidomos në rrjetin rrugor, furnizimin me energji elektrike e ujë, ka nevojë për qartësi më të mëdha në drejtim të proneë private dhe transaksioneve me to sikurse ka nevojë për ambient të favorshëm biznesi për të cilin ju flisni. Duhet të vë në dukje se ambienti i biznesit gjate 3 viteve të fundit ka njohur arritje të rëndësishme sidomos në reduktimin e barrës fiskale, reduktimin e barrierave dhe procedurave per regjistrim dhe operim të biznesit dhe ngritjen e qendrës përkatese apo përmirësime në administrimin tatimor dhe marrëdhëniet e shtetit me biznesin, përmirësime në sistemin dhe rregullat e prokurimit, të dhënies së pasurisë publike me koncension dhe drejtime të tjera. Maxhoranca e djathtë është zotuar të vazhdojë rrugën e reformave dhe përmirësimit të mëtejshëm të klimës se biznesit edhe gjatë pjesë së mbetur të mandatit qeverisës.
Po përsa u përket ndryshimeve në qeveri, a mendoni se janë të domosdoshme tani pas marrjes së ftesës dhe kalimit të emergjencës nga ngjarja e Gërdecit?
Ndryshimet në qeveri janë atribut i Kryeministrit. Ai gjykon mbi bazën e shumë elementeve si performanca e kabinetit, objektivat për të ardhmen, raportet brenda koalicionit, gjendjes politike në vend, afrimi i datës për zgjedhjet e përgjithshme, etj dhe mbi këtë bazë merr vendim. Nëse është e nevojshme për të diskutuar rreth kesaj çështjeve, mendoj se politikanet e PD-së, duhet ta bëjnë këtë në strukturat e partisë.
Ditët e fundit, mes Ministrisë së Financave dhe sipërmarrjes private, ka lindur një debat i fortë në lidhje me ndryshimet në ligjin për procedurat tatimore. Në çfarë konsistojnë në të vërtetë këto ndryshime?
Projektligji i ri për procedurat tatimore, është mjaft i rëndësishëm, pasi administrimi tatimor është themeli i sistemit tatimor të një vendi. Ai është hartuar mbi bazën e eksperiences më shumë se 15-vjeçare në administrimin tatimor, nevojës për ndryshime të diktuara nga realiteti i ri i ekonomisë së tregut dhe nevojës për përputhjen e legjislacionit dhe praktikave tona me ato të vendeve të Bashkimit Evropian. Projektligji është hartuar nga Ministria e Financave me ndihmën e projektit të Llogarisë së Mijevjeçarit të USAID, të cilët kanë ndihmuar edhe në hartimin e mjaft ligjeve të tjera të fushës së ekonomisë. Ai është konsultuar me eksperte të GTZ-së, për të parë përputhshmërinë me praktikat më të mira të vendeve të BE, si dhe me ekspertë fiskale të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe në tërësi ka marrë miratimin e tyre. Në seancën dëgjimore, që organizuam para disa ditësh në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave, shoqatat e biznesit, ngritën disa shqetësime, të cilat kanë të bëjnë me aspekte të veçanta të projektligjit. Shoqatat e biznesit kanë propozuar disa saktesime në nenet që kanë të bejne me rivleresimin e detyrimit tatimor, kontrollet nga autoritetet tatimore, procesin e ankimit, gjobat dhe parapagimin e tyre, krijimin e gjykatës administrative dhe ndonjë çështje tjetër. Ne po vazhdojmë diskutimin e projektligjit me Ministrinë e Financave dhe besoj që në përfundim të procesit, do të kemi një ligj të mirë, sipas standarteve dhe praktikave të BE-së.
Si i konsideroni pretendimet e shoqatave të biznesit, kryesisht përsa i përket vjeljes në masen 15% të gjobave për shkak të detyrimeve të papaguara? Besoni se do të arrini shpejt në një kompromis?
Kjo është një çështje, e cila ka më shumë se 1 vit që debatohet. Praktikat janë të ndryshme, në vende të ndryshme. Ajo që duhet theksuar, është që në të gjithë vendet, ka sistem gjobash për mospagim të detyrimeve tatimorem, madje mjaft vende e kane atë më të ashpër se tonin. Shoqatat e biznesit, e ringritën pretendimin e tyre që të mos jetë e detyrueshme pagesa e gjobës para ankimimit në gjykatë. Nëse në kuadër të shqyrtimit të projektligjit për procedurat tatimore, do të propozohen formulime të reja të këtij neni, ato do të diskutohen me Ministrinë e Financave.
Në raportin e fundit të OKB-së ,vlerësohet se në Shqipëri ka të paktën 18 miliardë euro “kapital i vdekur”. Si e komentoni këtë shifër dhe cilat janë hapat emergjente që duhet të merren për të vënë në lëvizje këtë kapital?
Informaliteti nuk është një fenomen i ri dhe i panjohur. Ajo për të cilin ju pyesni, ka
të bëjë në rradhe të parë me dhjetëra mijëra ndërtime pa leje, të cilat duhet të futen në qarkullimin ekonomik. Qeveria e maxhorancës së djathtë, e ka pasur objektiv parësor formalizimin dhe kapitalizimin e tyre. Tashmë, është miratuar ligji mbi bazën e të cilit,
do të bëhet legalizimi si dhe janë krijuar institucionet, që do të implementojnë këtë proces. Ka përfunduar identifikimi dhe dorezimi i dokumentacionit për legalizim për të gjithë ndërtimet pa leje në të gjithë vendin. Gjate zbatimit të ligjit, janë evidentuar një sërë problemesh, të cilat diktojnë nevojën e përmirësimit të metejshëm të tij. Amendamentet ligjore janë paraqitur në Kuvend dhe shqyrtuar në komisionet përkatese. Besoj se në sencën me të parë të Kuvendit ato do të miratohen, duke krijuar mundësinë për përshpejtim të ndjeshëm të procesit të formalizimit të këtyre kapitaleve.
Bisedoi Silvana Tresa