Rama vijon me hermafrodizmin politik: Edhe për destabilizim, edhe për reforma
Partia Socialiste ska marrë për bazë asnjë nga deklaratat e bëra nga partitë aleate të saj në opozitë për sa i takon reformës zgjedhore. Madje kreu i PS-së Rama ka deklaruar dje se i takon Partisë Socialiste që të udhëheëq reformën zgjedhore dhe se kërkesat e aleatëve nuk mund të kënaqen të gjitha. Kësisoj, gjatë mbledhjes së Asamblesë Kombetare të PS-së në Vorë, Rama tha se PS nuk mdo të tërhiqet nga qëndrimet e saj dhe as që dom të lejojnë ndonjë zgjiedhje të minutës së fundit, sic edhe po synojë të bëjnë aleatët. Ai u shpreh pro sistemit proporcional rajonal që sipas tij “është një sistem i thjeshtë zgjedhor dhe jo si sistemi aktual që është totalisht abuziv”. “Forcat politike të peshohen në elektorat. Reforma zgjedhore është një reformë që bëhet mes palëve dhe këtu nuk hyn pëlqimi ose mospëlqimi për palën tjetër. Të ngatërrosh këto do të thotë të duash ta mbash gjendjen në këtë situatë dhe t’i lësh edhe për 4 apo për 14 vjet të tjera shqiptarët pa garanci të votës, të përfaqësimit, të qeverisjes dhe të rezultatit dhe sigurisht pa garanci të asnjë programi”, tha ai. Rama shtoi më tej se sistemi që propozon PS, është një sistem që na jep një përfaqësim më në fund të balancuar në të gjithë territorin e Shqipërisë nga Veriu në Jug dhe i jep fund ndarjes në blu e në të kuqe të hartës së Shqipërisë, duke e lënë për vite me radhë territore të tëra ku pjesa që është në opozitë qoftë e njërës palë, qoftë e palës tjetër, mbetet e pa përfaqësuar. “Pra, do të kemi me këtë sistem deputetë përfaqësues të shumicës dhe të pakicës, në të gjithë territorin Shqipërisë. Kjo i jep këtij sistemi një përparësi themelore, pasi na jep mundësi që në të gjithë territorin e Shqipërisë të kemi një pjesë që e përfaqëson zgjedhësin në qeverisje, dhe të kemi një pjesë që e përfaqëson opozitën në Kuvend”, theksoi më tej ai. Sipas tij, me sistemin aktual nuk garantohet vota, nuk garantohet përfaqësimi, nuk garantohet qeverisja, nuk garantohet rezultati.
Rama nuk heq dorë nga simbolikat nekropolitike, mbledh Asamblenë në rajonet e Gërdecit/Kryesocialisti ka shfrytëzuar edhe gjatë ditës së djeshme nga Vora tragjedinë e Gërdecit, për t’iu kundërvënë qeverisë aktuale dhe prishur imazhin e vendit në dobi të ambicieve boshe dhe iluzioniste të tij personale. Duke ditur se që nga momenti i shpërthimit të Gërdecit, atëhere kur gjithkush priste një bashkëpunim për të kapërcyer këtë situatë të vështirë, Rama u përpoq të verë në jetë planet dhe projektet e tij, duke filluar vetëm pak ditë më pas me tubimet të titulluara si “marshimi në heshtje”, apo ajo në rastin më banal, kur vetëm një ditë pasi ne kishim marrë ftesën e NATO-s, ai nxori disa njerëz në shesh me moton “Po NATO-s, Jo Berishës”, për të parë se sa mbështetës i kanë ngelë, pas këtij evenimenti madhor për vendin tonë dhe këtij rezultati pozitiv që shënoi qeveria aktuale. Përsëri dje ai shigjetoi qeverinë dhe kryeministrin Berisha, si përgjegjës për tragjedinë e Gërdecit, duke e ditur edhe vetë se nuk ka asnjë bazë morale dhe etike në shfrytëzimin e situatave tragjike në simbolika për pushtet. Në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste që u zhvillua dje në Vorë, kreu i socialisteve, Rama pasi akuzoi kryeministrin Sali Berisha “kryefajtor” për tragjedinë e Gërdecit, kërkoi dorëheqjen e tij nga kryetar qeverie. “Është në turpin e tij mos-dorëheqja”, tha Rama. Në lumin e akuzave ndaj qeverise kreu i PS shtoi mes të tjerash se “qeveria po gënjen për cfare ka ndodhur në Gërdec” dhe se Berisha nuk është i aftë të sigurojë jetën e qytetarëve të tij. Kësisoj, në të gjitha vizitat që do të bëjë Rama në turin dialog me Shqipërinë, tragjedina e Gërdecit do mtë jetë pika e tij referuarse në fjalimin populist dhe tërë bolshevizma në drejtim të qeverisë dhe kryeministrit Berisha, me synimin e vetëm të fituarit të kapitalit politik dhe simbolikave dashakeqe për të synuar karrigen e pushtetit.
Meta: Pjesëmarrje në reformë, edhe pse po kërcënohemi nga Kodi i Gërdecit/Partitë e vogla të opozitës kanë thekuar dje se reforma zgjedhore nuk mund të konceptohet jashtë komisionit parlamentar përkatës. Është pikërisht ky qëndrimi i drejtuesve të partive të vogla të spektrit të majtë, lidhur me reformën zgjedhore aq të diskutueshme. Nënkryetari i LSI-së, Pëllumb Xhufi, deklaroi dje se reforma duhet të fillojë mbarë, aty ku ka nisur, pikërisht nga Komisioni i Reformës Zgjedhore, i cili është qendra e debatit për kodin e ri elektoral, sistemin elektoral. Pasi të arrihet një konsensus brenda këtij komisioni, atëherë të kalohet në ndryshimet kushtetuese, në përputhje me zgjidhjet që do jepen. Të njëjtin qëndrim shprehu dhe kryetari i PAD-së, Neritan Ceka. Edhe kryetari i LSI-së Ilir Meta shprehu gatishmërinë për të marrë pjesë në tryezën e partive opozitare, e cila u propozua nga Milo për diskutimin e ndryshimeve kushtetuese dhe elektorale. “LSI do ketë përfaqësuesin e saj, pasi ne nuk bojkotojmë asnjë iniciativë që vjen jo vetëm nga një përfaqësues i politikës shqiptare dhe opozitare, të cilin ne e respektojmë, si Milo, por edhe po të vinte nga një forcë e djathtë, çdo iniciativë që synon të shmangë shkatërrimin e zgjedhjeve, që po përgatit Rama-Berisha, ne jemi të gatshëm të bashkëpunojmë, pasi bëhet fjalë për zgjedhjet e shqiptarëve, bëhet fjalë për votën e tyre”, tha Meta. Ai shprehu gatishmërinë “për të respektuar çdo iniciativë, e cila vërtet mund të ndihmojë në shmangien e kësaj rrëshqitjeje kritike që ka sjellë reforma zgjedhore drejt një humnere aspak të mirëpritur për demokracinë shqiptare”. “Një reformë të tillë nuk e konceptojmë jashtë Komisionit të Reformës Zgjedhore. Pra, ndryshimet që kanë të bëjnë me reformën zgjedhore dhe ndryshimet kushtetuese janë shumë të thella, duhet patjetër që të vijnë në Komisionin e Reformës Zgjedhore dhe jo jashtë tij”, tha Ceka. Ai shtoi se “çdo spostim jashtë tij tregon që nuk respektohet vendimi që ka marrë Parlamenti”. “Gjetja e një rruge të shkurtër tregon që kjo reformë nuk po bëhet në përputhje me vendimin e parlamentit për komisionin përkatës”, theksoi më tej kreu i PAD-së.
Milo: Opozita është e përçarë, nuk mund të pretendojë të fitojë zgjedhjet e 2009-s/Vazhdon të thellohet hendeku ndërmjet Partisë Socialiste dhe partive të tjera opozitare lidhur me propozimet e reformës zgjedhore. Megjithëse u bënë ditë të tëra që partitë politike të opozitës orvaten me njëra-tjetrën për reformën zgjedhore dhe pa një kompromis sipërfaqësor, kryetari i Partisë Demokracia Sociale, Paskal Milo, kërkoi dje mbledhjen urgjente të tryezës së partive opozitare për të diskutuar dhe vendosur një taktikë të përbashkët për ndryshimet në Kushtetutë lidhur me reformën elektorale. “Ne propozojmë një korigjim në amendamentet e propozuara nga PS, vendosjen e sistemit proporcional klasik dhe jo rajonal”, tha në një komunikim me median kryetari i PSD-së. Sipas tij, kjo i shmang shqetësimet parimore që ka ngritur PS dhe rindërton urat e prishura të besimit tek e majta që janë shkatërruar nga mosmarrëveshjet për reformën zgjedhore. Duke folur për zgjedhjet e ardhshme, z.Milo tha se “ato nuk mund të fitohen me një të majtë të përçarë”. Ai i bëri një thirrje publike Edi Ramës që të mos dëgjojë zërat e sirenave të përçarjes të së majtës, që do ta mbajnë larg të majtës së re dhe politikës së re. Nga ana tjetër Milo vlerësoi se tani duhet të fillojë puna reale për realizimin e reformave të domosdoshme për ecjen përpara të vendit, me qëllim integrimin e plotë në NATO dhe në BE. “Tani duhet të marrin fund deklaratat festive dhe slloganet populiste, pasi në të kundërt Shqipëria do të mbetet larg aspiratave të shqiptarëve”, përfundoi ai.
Vasili:Vonesat në procesin e përgatitjes së kartave të identitetit rrezikojnë zgjedhjet e 2009-s/Lëvizja Socialiste për Integrim reagoi dje në lidhje me procesin e përgatitjes së kartave të identitetit, duke e cilësuar këtë si një problem delikat. Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Petrit Vasili, në një komunikim me mediat, tha se “procesi i përgatitjes së kartave të identitetit ka qene dhe mbetet nje problem shumë delikat, sepse ka te bëjë me te dhënat biometrike te popullsisë shqiptare, që janë një element i rendësishëm i sigurisë kombetare”. Sipas tij, ky ështe njëkohëssht nje kusht politik i BE-se për liberalizimin e levizjes së shtetasve shqiptarë në 2009, një kusht themelor për mbarëvajtjen zgjedhore të vitit 2009. Vasili përmendi më tej probleme të tilla të vëna re në këtë tender, si afati një mujor i pamjaftueshëm ne dispozicion të firmave, mangësi dokumentare të firmave, mungesën e kohës per përgatitjen e Kartave para zgjedhjeve te vitit 2009. Ai theksoi se “problemet bëjnë të pamundur realizimin e nje standardi aq të rëndësishëm të kërkuar nga ndërkombëtarët dhe të pranuar nga politika për kryerjen e zgjedhjeve të ardhshme me karta identiteti që eliminojnë manipulimin dhe votimin e shumfishtë, fenomen që ka dëmtuar rëndë zgjedhjet dhe vërtetësinë e rezultatit të tyre”.