Reagimi zyrtar: Nga 1 shkurti deri me 15 mars, asnjë informacion i mbrojtjes drejtuar institucionit të kryemiinstrisë
Ministria e Mbrojtes ka reaguar dje se kryeministri Berisha nuk është përfshirë në listën e institucioneve që mbanin konkate në lidhje më fabrikën e demontimit të armëve në Gërdec. “Ditet e fundit në deklarime politike dhe mediatike qytetarët po disinformohen për mënyrat dhe proçedurën e dhënies së informacionit zyrtar midis Ministrisë së Mbrojtjes, Shtabit të Përgjithshëm dhe institucionit të Kryeministrisë. Ministria e Mbrojtjes dhe Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura Shqiptare deklarojnë se institucioni i Kryeministrisë nuk është i përfshirë në listën e atyre autoriteteve që marrin kontakte të përditshme nga Qendra Operacionale e Mbrojtjes. Sipas informacioneve më të fundit të Shërbimit Informativ Ushtarak gjatë periudhës kohore 1 shkurt - 15 mars, nga ky shërbim nuk është nisur asnjë informacion zyrtar drejt institucionit të Kryeministrisë. Ministria e Mbrojtjes deklaron se çdo informacion tjetër është teresisht i pavërtetë”- thuhet në reagimin për shtyp.