Intervista/Zogaj: Anëtarësimi i Shqipërisë në NATO do prodhojë më shumë stabilitet në rajon
Zoti Zogaj, këto ditë ishte në Shqipëri kryetari i Komisionit të Jashtëm në Parlamentin Evropian, Elmar Brook. Çfarë është diskutuar konkretisht në këtë takim?
Kryetari i komisionit të Jashtëm i Parlamentit Europian ka pasur takime
me komisionin e jashtëm me Komisionin e Integrimit, kryetaren e Kuvendit zonjën Topalli. Unë kam qenë i pranishëm në këto dy takime. Çështjet kryesore që u diskutuan natyrisht ishin integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian dhe NATO, sikurse dhe tema e Kosoves. Zoti Brook është një politikan mjaft i njohur në Evropë, përsa i përket çështjeve të zgjerimit të Europës dhe zgjerimit të saj me vendet kandidate, personazh mjaft i interesuar për vendet kandidate siç është Shqipëria ndaj takimi me të kishte një rëndësi të veçantë, kjo u theksua dhe në takimin tonë si Komision i Jashtëm edhe në takimin e zonjës Topalli. Progresi që ka bërë Shqipëria, perspektiva e Shqipërisë përsa i përket integrimit në NATO dhe Bashkimin Europian si dhe roli i Shqipërisë në zhvillimet rajonale. Problemet e integrimit të Shqiperisë në Evropë, jane ato që burojne nga vetë marrëveshja e Stabilizim-Asocimit Bashkimi Evropian pret nga Shqipëria që këtë vite krijojë infrastrukturen e pershtatshme per te zhvilluar zgjedhje të lira dhe të ndershme ne vitin 2009 dhe ketu kemi parasysh kryerjen e reformës zgjedhore, prodhimin e kartave të identitetit, regjistrin elektronik të zgjedhësve, pra disa kërkesa që lidhen me infrastrukturën zgjedhore, paralelisht me këto është dhe reforma në drejtesi, vendosja e një bashkëpunimi të frutshëm mes mazhorancës dhe opozitës për reformat ndërpartiake integruese, lufta kundër korrupsionit, të gjitha këto tema u diskutuan dhe informuan, kolegun dhe homologun tonë të Bashkimit Evropian për punen e Komisioneve parlamentare bipartizane që po punojnë për Reformën Zgjedhore dhe Reformën në Drejtesi si dhe per kalendarin e Shqiperise ne lidhje me kartat e identitetit dhe regjistrin elektronik,u fold he per masat jane marre per luften kunder korrupsionit qe perbejne nje sfide per te ardhmen,perfaqesuesit e opozites ngriten probleme qe kane ngritur gjithmone nevojen e nje efikasiteti me te madh ne luften kunder korrupsionit.
Janë 3 vende që aspirojnë për t’u anëtarësuar në NATO. Mendoni se të tria do e marrin ftesën apo do të ketë një përzgjedhje?
Dime që politika e NATO-s vlerëson arritjet individuale të secilit vend dhe mund të bëjë ftesë të veçantë për secilin vend.Ashtu siç dimë që Shqipëria, Kroacia dhe Maqedonia, kanë qenë në të njëjtën barkë, ne shpresojmë dhe urojmë që të tria vendet ta marrin ftesën së bashku. Ne kemi pikëpamjen që zgjerimi i NATO-s me këto tri vende është një akt historik për Ballkanin dhe do prodhojë më shume paqe dhe stabilitet në rajon.
A ishte pjesë e diskutimit çështja e pavarësisë së Kosovës dhe efektet që krijon ajo ne rajon, duke patur parasysh edhe reagimin serb?
Pavarësia e Kosovës, efektet që ka krijuar ky akt historik në rajon janë një çështje e rëndësishme e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian dhe është aspak e rastësishme që kjo ishte një ndër pikat kryesore të bisedimeve. Interesimi i kolegut Brook ishte i veçantë për të njohur dhe pikëpamjen e Shqipërisë pasi vendi ynë është pjesë e këtyre zhvillimeve, madje ai pasi njohu rolin pozitiv të Shqipërisë me zhvillime që lidhen me rajonin dhe me kosovën na këshilloi të vazhdojmë të luajmë një rol pozitiv duke inkurajuar kolegët kosovarë të implementojmë atë pavaresi që mbeshtetet nga plani Athisari dhe kjo është zgjidhja me e drejtë. Bisedoi Silvana Tresa