E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sondazhi ose “komunikatë për shtyp nga selia rozë”

Sondazhi “Zgoby” është qesharak dhe mashtrues. E para është qesharak sepse lidhet me një TV dhe grin e gatuan gënjeshtra të stilit Rama, Gjnushi, Veliaj. Është mashtrues sepse është një format i hartuar në selinë rozë. E kush nuk e kupton këtë hile! Kush beson më në gënjeshtra të kohës së qepës? A i besojnë sot shqiptarët mashtrimet? Kaq budallenj i quajnë shqiptarët, që gjoja për ta bërë më të besueshëm na shfaqin shifra sikur paskan ndryshuar nga muaji janar. Nëse disave ua ka qejfi, që gënjeshtrat t’i pranojnë si të vërteta është punë  e tyre, por kësi lloj sondazheve u doli boja qëkur u shfaq herën e parë dhe kuptohet kur atëherë nuk u pranua apo i besueshëm nuk ka për t’u bërë më i besueshëm.
Sondazhet dhe strategjia e gënjeshtrës/Që prej janarit opozita ka përpunuar në labirintet e saj më të thella dhe ka shfaqur nga skutat më të errtë gënjeshtrat dhe gënjeshtarët më të mëdhenj. Ndërsa si podium të këtyre shfaqjeve ka sojli ekranesh dhe dhjetëra emisione lajmesh a opinionesh. E gjithë kjo strategji përpunuese, mashtruese e helmuese është shfaqur dhe kërkon me të gjithë forcat e mundësitë që gënjeshtrat të na i paraqesin si të vërteta. Përpunuesit e kësaj strategjie janë pikërisht gënjeshtarët më të mëdhenjë të shekullit të XXI Rama+Gjinushi+Velia dhe në mes gjendet sërish Paskali. Si i keni njohur ju qytetarë këta burra? Çfarë mund t’i themi kryetarit Rama, njeri me një sërë problemesh? Gjinushi është publikisht i konfirmuar si një zemër, kurse Veliaj na shfaqet si një persona që e kanë nxjerr nga hundët këta të dy. Një kandidati në Lumin e Vlorës, kur e kandiduan për kryetar komune, iu desh t’i drejtohej të atit për këshilla. E ai ia pret shkurt e qartë: “Meqë të kandiduan mor bir, të duhet të përballesh me ustallarët e gënjeshtrave, prandaj shko në fshat, se atje kemi dy gënjeshtarët më të mëdhenj. Qendro me ta nja 15 ditë të të instruktojnë se si dhe kur gënjehet dhe pastaj fillo fushatën”. Por e them me bindje se ata ustallarët e fshatit të humbur, që nuk e njohin Zgoby-n a internetin, nuk janë asgjë përpara këtyre këtij koalicioni gënjeshtarësh.
Sondazhi - “Komunikatë për shtyp nga selia rozë”/Do ta quajmë se gënjejmë veten po të marrim si të besueshëm një sondazh mashtrues kryekëput. Jo se nxjerr disa pikë përpara PS-në, por se është i pabesueshëm. Prandaj revoltimi është se nëse nisemi që këto zgjedhje dhe në këtë shekull të ndryshojmë gjithshka, si do ta bëjmë këtë punë kur opozita na shfaqet me Nastradinët e vet. Sondazhi nuk ka më besim sepse i dihet dora që e punoi dhe qëllimi për të cilin u realizua. Koha e Nastradinëve ka perënduar qëkur në botë, por në Shqipëri - si për inerci - ende paskan mbetur të tillë.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›