Intervistat e plota të Kukan dhe Svoboda: Presidenti konsensual dhe dënimi për vrasjet e 21 janarit, kusht për statusin kandidat
Më poshtë janë intervistat e presidentit të ri të grupimit të majtë në Parlamentin Europian (Aleanca Progresiste e Social-Demokratëve Europianë), Hanes Svoboda, dhe kreut të delegacionit europarlamentar për Ballkanin, i djathti (PPE) Eduard Kukan, dhënë për gazetaren Arta Tozaj të Top Channel.
Për vrasjet e 21 janarit, zoti Kukan thotë se janë të paimagjinueshme dhe se vrasjet nuk mund të ndodhnin në vendin e tij. Në lidhje me procesin ndaj Ilir Metës, ata shprehen se u befasuan nga vendimi i gjykatës. Duhet të ishin pranuar ekspertët e pavarur nga jashtë dhe ne shpresojmë që kjo të korrigjohet sërish, pasi ne duhet të mësojmë të vërtetën, tha Hanes Svoboda.
Presidenca daneze deklaroi së fundmi për Shqipërinë se është thelbësore që të shënohen rezultate konkrete në fushën e shtetit të së drejtës por dhe në demokraci. Ku ndodhet Shqipëria sot pas përcaktimit, që në 2010, të 12 kritereve nga Komisioni Europian?
Hanes Svoboda, President i Aleancës Progresiste Social-demokrate në PE, S&D: Ka akoma një ngërç, ka ende një ndalesë të zhvillimeve. Dhe tani që dy grupet e mëdha politike dhe partiake flasin me njëri tjetrin dhe ulen në të njëjtin parlament është mirë, por kjo nuk mjafton. Duhet që tani ata të japin rezultate.
Eduard Kukan, Kreu i delegacionit parlamentar për Ballkanin, PPE: Vendi nuk ka lëvizur shumë përpara që prej atëherë por ne vërejmë një tendencë pozitive. Vendi ndërkohë duhet të përmbushë 12 kriterët e vëna. Po bëhet një farë pune për përmbushjen e këtyre kritereve. Drejtori i Përgjithshëm për zgjerimin, zoti Sanino po punon me qeverinë, ishte në Shqipëri dhe tha se ka një farë progresi. Mesa jam i informuar janë ngritur grupe pune për përmbushjen e kritereve, disa prej të cilave i takojnë parlamentit, disa të tjera qeverisë dhe ne do të kemi një proces vlerësues rreth fundit të muajit shkurt. Pra unë dua të besoj se gjërat po lëvizin, por sërish, ngadalë, dhe ne kemi nevojë të shohim rezultate, pasi koha që vendi pati në dispozicion për ti përmbushur ishte e bollshme.
Kur flasim për demokracinë, sa i rëndësishëm është hetimi i plotë dhe i pavarur i ngjarjeve tragjike të 21 janarit, sidomos sot kur hetimet pohojnë se protestues të pafajshëm u vranë nga Garda e Republikës.
Hanes Svoboda: Është absolutisht e rëndësishme të kërkohet dhe të zbulohet e vërteta dhe autorët duhet të përndiqen. Nuk na takon neve apo BEsë të thotë kush është fajtor e kush jo, kjo i takon drejtësisë së pavarur. Por gjithçka duhet bërë që autorët, apo autorët potencialë, të sillen para drejtësisë. Dhe sipas meje, kjo nuk është e rëndësishme vetëm për rrugën drejt BEsë, por është e rëndësishme për vetë vendin, i cili duhet të heqë qafe çdo lloj tendence për të fshehur, nga njëra apo tjetra palë, ata që bëjnë veprime të tilla si vrasja e njerëzve. Kjo është diçka që as mund të degradohet dhe as të nënvlerësohet.
Çfarë doni të thoni më saktësisht?
Hanes Svoboda: Kjo do të thotë se ju shpeshherë keni të shtëna dhe vrasje dhe mbi të vërtetën nuk hidhet dritë dhe as nuk vihet drejtësi dhe kjo gjë duhet të ndalojë. Dhe ky është një rast i rëndësishëm ku përveç zbulimit të së vërtetës për çfarë ngjau, është shumë e rëndësishme që njerëzit të vihen para trupit gjykues.
Eduard Kukan: Jam i sigurt se të gjithë këtu në institucionet europiane ndajnë të njëjtin opinion, se këto ngjarje duhen hetuar me objektivitet, pa asnjë ndërhyrje politike, procesi i duhet lënë në dorë autoriteteve përkatëse, pra Prokurorisë së Përgjithshme. Dhe është shumë e rëndësishme, jo vetëm për imazhin e Shqipërisë jashtë vendit, por mendoj se është gjithashtu e rëndësishme për situatën brenda vendit, për pajtimin, mirëkuptimin apo bashkëpunimin më të mirë mes partive politike. Pra ne e ndjekim me një interes të madh dhe e përsëris se ngjarjet duhen hetuar me objektivitet, drejt, dhe pa asnjë ndërhyrje politike si dhe me përfundimin se kushdoqoftë përgjegjës, duhet të japë llogari për çfarë ndodhi.
Kur flasim për vlerat europiane, ju vetë keni qenë anëtar qeverie. Çfarë do të kishte ndodhur nëse demonstruesit do të qëlloheshin nga garda në Sllovaki, apo nëse do të fshiheshin serverat e kamerave të kryeministrisë?
Eduard Kukan: Një situatë e tillë është krejtësisht jashtë çdo lloj imagjinate. Nuk mund të ndodhë në vendin tim. Ka pasur demonstrata madje ka akoma demonstrata masive njerëzish, por policia po luan rolin në përputhje me ligjin.
Sipas jush policia shqiptare nuk luajtur siç duhet rolin e saj?
Eduard Kukan: Ju lutem, meqë po më pyesni për Sllovakinë po ju përgjigjem për Sllovakinë. Por mesazhi që unë dua të jap është që këto janë çështje të ndjeshme dhe situata të ndjeshme mund të ndodhin në çdo vend. Por të gjitha institucionet e shtetit duhet të sillen në përputhje me ligjin dhe askush nuk mund të dalë sipër ligjeve dhe të bëjë gjëra që shkojnë përtej ligjit.
Zoti Svoboda, ju jeni politikan austriak, çfarë do të kishte ndodhur në Austri nëse një protestues do të ishte qëlluar për vdekje nga Garda e Republikës.
Hanes Svoboda: Mendoj se çdo vrasje do të hetohej dhe do të sillej para trupit gjykues. Unë nuk mendoj se sistemi i drejtësisë në Austri dhe në vende të tjera është perfekt, por kur ka vrasje, kur vriten demonstrues, është më e pakta që ngjarje të tilla të vihen para gjykatësve dhe të gjykohen nga një drejtësi e pavarur. Ndërsa politikanët dhe sistemi politik janë aty për të garantuar se drejtësia do të vihet në vend.
Hetimet e fundit shkaktuan një dallgë tjetër akuzash direkte dhe presionesh politike kundër institucioneve të pavarura duke ringjallur historinë e puçit. A është e tolerueshme për ju kjo lloj sjelljeje, duke patur parasysh edhe shumat e mëdha të parave që BE ka investuar për të ndihmuar në ngritjen e institucioneve të pavarura në Shqipëri.
Eduard Kukan: Unë do ta kufizoj veten time duke thënë vetëm që ky proces duhet hetuar pa asnjë ndërhyrje nga asnjë politikan. Politikanët janë politikanë dhe bëjnë deklarata, por institucionet e duhura duhet të bëjnë punën e tyre krejtësisht në përputhje me provat që kanë dhe në përputhje me ndërgjegjen e tyre, me ligjin dhe rendin.
Hanes Svoboda: Demonstrata ka në shumë vende, por pyetja që lind është se si reagojnë politikanët apo qeveria me këto demonstrata. Nëse hedhim sytë në një vend tjetër, në Rumani për shembull, një demonstratë shumë më e vogël pati për pasojë dorëheqjen e qeverisë, në mënyrë që ti çelej rruga formimit të një qeverie të re. Mendoj se ky është
