E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dritan Prifti fton Metën të kalojë në opozitë për të rrëzuar Berishën

Share

Deputeti Dritan Prifti, në një intervistë për gazetarin Alfred Peza në Vizion Plus zbulon se është bërë pishman që publikoi videon, pasi priste që tronditja të ishte më e madhe. Prifti thotë se pret normalizim të marrëdhënieve me Ilir Metën dhe pse jo, bashkëpunim me të, por vetëm në opozitë me Berishën. Për këtë të fundit Prifti thotë se i ka ardhur koha për të ikur. Sipas tij, sapo të marrë presidentin, do nisë rënia e tij.

Për publikimin e videos

Për të qenë plotësisht i sinqerisht, jam i dyzuar. Dikur nuk kisha asnjë lloj pishmanlliku, tani kam, sepse nuk ndodhi asgjë.

Nuk ndodhi asgjë, nuk fitoi askush. Përkundrazi, u dëmtuan disa, por u dëmtova edhe unë më shumë se disa të tjerë. Në këtë kuptim unë kam bërë një sakrificë që nuk ia vlejti, në aspektin personal. Pastaj për publikun dhe për opozitën, kjo mbase është kontributi më i madh që opozita ka pasur në këto 6-7 vitet e fundit, kur kjo opozitë ka qenë në opozitë, pra që nga 2005 kur Berisha erdhi në pushtet, përveç asaj që qeveria ia bëri vetes, tragjedia e Gërdecit, dalja e kësaj video ka qenë goditja më e madhe për qeverinë nga 2005 e këtej. Nuk besoj se ka njëri normal që ta kundërshtojë faktin se kjo ka qenë një ndihmë e jashtëzakonshme për opozitën dhe për fitoren në zgjedhje lokale nga opozita. Nuk mendoja nëse do kishte rrëzim qeverie, por një tronditje shumë më të madhe e mendova që do të ndodhte.

Për marrëdhëniet me Edi Ramën

Sigurisht që 10 vjet është një diferencë e madhe në jetën e njeriut që të ndryshojë dhe ma mbushi mendjen si një person pas të cilit mund të shkojë dhe të cilin mund ta mbështesja. Tani jam në pozitat që jam një mbështetës i opozitës dhe jam një person që mendoj se ai nuk është ai që ka qenë dhe është i gatshëm për të marrë pushtetin dhe për ta drejtuar këtë vend.

Unë besoj se Edi Rama e fitoi bashkinë, pavarësisht asaj që ndodhi. E dyta, mendoj se ka një diferencë të madhe midis zgjedhjeve të përgjithshme dhe zgjedhjeve lokale. Merr votat që ka marrë një parti e vogël në këto zgjedhje lokale dhe në zgjedhjet e përgjithshme. Merr partinë e Gjinushit, ka marrë në zgjedhjet lokale afërsisht 50 mijë vota, në zgjedhjet e përgjithshme ka marrë 10-12 mijë vota.

Për vendimin në gjyqin me Metën

Unë kam pasur një mendim që gjyqtari Dvorani, pasi gjatë gjithë periudhës së gjyqit ai ka pasur mendim pakice, ka qenë kundër gjyqtarëve të tjerë, tre në fillim pastaj katër gjyqtarë. Kam pasur një mendim që ai do të kishte në fund një vendim tjetër. Por, derisa ai dha këtë vendim, unë e njoh shumë mirë gjyqtarin Dvorani, prej vitesh. Familjet tona njihen derisa ai dha këtë vendim do të thotë që ky ishte vendimi i vetëm që mund të jepej, pasi në të gjithë procesin gjyqësor nuk dolën faktet të atij nivele të besueshëm që të jepej një vendim fajësimi. Pra, nëse në atë gjyq nuk u pa fare video, pasi në atë gjyq u mor vendimi që video të mos shihej nga gjyqtarët, pavarësisht se ishte pjesë e provave, ai nuk e pa. Si do të arrijë një gjyqtar pa e parë të japë një vendim fajësie? Nuk u pa fare ajo. Pra, në mënyrën se si eci procesi gjyqtar nuk kishte asnjë gjyqtar që mund të votonte për fajësi.

Për reagimet e Metës pas gjyqit

Pas gjyqit duhet të bëjmë një dallim, Ilir Meta vetë smë ka sulmuar mua asnjëherë. Ekipi po, Spartak Braho. Ka dalë, ka thënë që ka 187 orë filmime për mua, të cilët ata do ti nxjerrin ku di unë, këtu e aty, e histori të tjera si këto. Për hir të së vërtetës Ilir Meta është distancuar në qëndrimet e tij publike ndaj Spartak Brahos dhe ka thënë që ato janë disa deklarata të ulëta e të pamoralshme. Kështu që, unë dua ta bëj ndarjen midis të dyve. Spartakun e njohin të gjithë, ai në listën e deputetëve të LSI-së vjen pas meje. Nëse unë dorëzoj mandatin hyn në parlament Spartaku.

Edhe Meta edhe unë jemi politikanë dhe politikanët shohin përpara. Unë e shoh që Meta, të paktën çfarë ka deklaruar, e ka lënë të shkuarën prapa, unë jam në të njëjtën gjatësi valësh. Ta lëmë të shkuarën prapa dhe të shohim prapa. Unë i kam parë dhe vlerësuar qëndrimet e tij të zbutura ashtu siç jam përgjigjur me të njëjtën monedhë. Unë kam deklaruar që me Ilir Metën kam pasur 10 vjet bashkëpunim dhe një vit luftë. Shpresoj që e ardhmja të jetë një lloj normaliteti. As e kam futur unë Ilir Metën në politikë dhe nuk qëndron në politikë prej një vote që kam unë, dhe as më ka futur ai e nuk qëndroj në politikë prej tij. Nëse do të votohemi dhe do të vazhdojmë të qëndrojmë në politikë, ku i dihet, mund të vijë dita një ditë për të mirën e opozitës dhe të ketë bashkëpunim.

Unë nuk bëj ftesa, se jam një person që përfaqësoj vetëm veten. Por, unë e shoh një mundësi sado të vogël bashkëpunimi me Ilir Metën vetëm në kuadrin e bashkëpunimit opozitar.

Për përgjimet e Brahos

Është një grup mafioz, nuk e di a është Spartak Braho në krye apo jo, brenda Shqipërisë që bën këto gjëra me pajisje përgjimi të blera në Bari të Italisë dhe nga sa di unë me origjinë ruse, që bëjnë këtë lloj masakre, shkelje të të drejtave të njeriut dhe të privatësisë, të personave publik, por edhe personave të thjeshtë në këtë vend.

Për firmat piramidale

Unë jam kthyer për herë të parë nga studimet që kam bërë në Amerikë në 96. Atëherë kur një vizë amerikane kushtonte 10 mijë dollar, një vizë gjermane shkonte 3-4 mijë dollarë, 5 mijë marka. Pra shqiptarët donin të iknin nga ky vend me çdo kusht, unë atëherë jam kthyer. Ishte kulmi i piramidave. Gjithë më thoshin po ti je i çmendur, ke studiuar në Amerikë dhe vjen në këtë kohë? Mbaj mend kam bërë një shkrim atëherë kundër piramidave se sa isha kthyer nga shkolla dhe kisha lexuar se çfarë ishin dhe shkrova te gazeta Koha Jonë që në atë kohë ishte më e madhja.

Dhe kam takuar Emin Barçin, ka qenë atje dhe mbulonte ekonominë dhe o kam dhënë shkrimin, i kam thënë kam këtë shkrim. Çfarë do shkruash kundër piramidave më ka thënë, ne kemi kaq faqe reklama piramida. Nuk më është botuar shkrimi atëherë. E ka bërë Emin Braçi se ka bërë Fred Peza.

Për rënien e Berishës

Nuk besoj se Berisha do të bjerë dakord për një president konsensual. Ai do të përpiqet të shfrytëzojë Kushtetutën dhe ti mbylli gojën të huajve që sot flasin për një president konsensual duke u thënë se nuk ka konsensus më të madh sesa zbatimi i Kushtetutës. Dhe Berisha kuptohet se këtë lojë do ta çojë deri në fund. Do përpiqet të zgjedhë një president me 71 vota. Në këto kushte unë mendoj se mund të provokohen zgjedhje ë parakohshme për shkak të një pakënaqësie që mund të ndodhi në faktorin ndërkombëtar, por edhe në faktorin vendas për uzurpimin e çdo pushteti nga mazhoranca. Sepse merr presidentin, merr prokurorinë, merr pjesët që sjanë emëruar akoma në gjykata, merr SHISH-in , merr çdo gjë. Zakonisht kur ndodhin këto gjëra që në një dorë grumbullohet i gjithë pushteti, atëherë fillon rënia e pushtetit, teo

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›