E Shtunë, 31 Tetor 2026

Turqia kerkoi e para ndryshimin e librave

Precedenti

Duket se historia e Shqiperise ka nje rendesi nderkombetare. Pervec nje kerkese te natyrshme per pastrimin e saj nga ideologjia dhe kriteri politik bere pas vitit 1990 kjo qasje eshte prezente edhe te pakten nga dy shtete te tjera Greqia dhe Turqia popujt e te cilave rendom politika shqiptare i njeh si populli mik grek dhe populli vella turk. Per kete arsye edhe Kryeministri aktual i Turqise Rexhep Tahip Erdogan ne nje vizite te tijen ne mars te vitit 2008 do te kerkonte rishikimin e teksteve te historise ne librat shkollore te Shqiperise. Rishikim te historise ka kerkuar terthorazi edhe pala serbe. I vetmi vend fqinj qe ende nuk ka bere nje kerkese te ketille eshte Italia e cila eshte distancuar plotesisht nga periudha fashiste per te cilen ne vendin tone diskutimet jane te hapura.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›