E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti Topi niset per nje vizite pune ne Mbreterine e Bashkuar.

2 nentor 2010

Presidenti i Republikes Prof. Dr. Bamir Topi se bashku me Zonjen e Pare Teuta Topi do te zhvilloje ne datat 2-5 nentor nje vizite pune ne Mbreterine e Bashkuar me ftese te Presidentit te Oksford Unionit Xhejms Kingston.

Kryetari i Shtetit pritet te zhvilloje takime me Kryetaren e Dhomes se Lordeve Baroneshen Helen Hejman Ministrin e Puneve te Jashtme per Evropen Dejvid Lidington si dhe Kryetarin e Grupit Mbareparlamentar te Parlamentit britanik per Shqiperine Mark Pritcard dhe parlamentaret e tjere te ketij grupi.

Ne diten e pare te vizites Presidenti i Republikes do te udhetoje per ne Oksford ku do te pritet dhe do te zhvilloje nje takim me Presidentin e Oxford Union Xhejms Kingston. Ne axhenden e Presidentit Topi per kete dite parashikohet dhe mbajtja ne Oxford Union e nje leksioni me teme Situata ne rajonin e Ballkanit dhe roli i Shqiperise ne rajon.

Gjate qendrimit ne Mbreterine e Bashkuar Presidenti Topi do te takohet gjithashtu me Presidentin e BERZH-it Tomas Mirov dhe me Drejtuesin dhe themeluesin e revistes First Rupert Gudmen nderkohe qe pritet dhe nje interviste e Presidentit te Republikes per BBC-ne ne seksionin shqip.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›