E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gruevski-Cervenkovski,duel dhe për ambasadorët

Autori i Lajmit: red.
Presidenti Branko Cërvenkovski konteston Ligjin, sepse ai i merr të drejtat kushtetuese presidentit për emërimin dhe shkarkimin e ambasadorëve.
Edhe Ligji për punë të jashtme iu bashkëngjitet 5 ligjeve kontestuese, të cilat presidenti i shtetit Branko Cervenkovski nuk dëshiron t i dekretojë. Kontestuese në ndryshimet e këtij ligji siç shkruan në arsyetimin e presidentit drejtuar Kryetarit të Parlamentit Trajko Veljanovski, janë ndërhyrjet që i mundëson ky ligj Qeverisë në ingerencat dhe të drejtat diskrete të presidentit.
Kontestuese për presidentin në këtë ligj është dhënia e së drejtës diskrete për Ministrin e jashtëm, i cili në bazë të këtyre ndryshimeve do të mundte të shkarkojë nga detyra ambasadorë.
Shkarkimi i Ambasadorëve është kompetencë e posaçme e presidentit dhe Qeveria nuk ka të drejtë të përzihet në këtë fushë,
thuhet mes tjerash në arsyetimin e presidentit Cërvenkovski drejtuar kryetarit të parlamentit Veljanovski .
Nga kabineti i Presidentit gjithashtu njoftojnë se ndryshimet e fundit dëmtojnë profesionalizmin në diplomaci dhe janë në vijim të partizimit të diplomacisë. Në njoftimin e kabinetit thuhet gjithashtu se për mosdekretimin e këtij ligji, presidenti e ka njoftuar Vejanovskin gjatë takimit të javës së kaluar.
Cërvenkovski kërkon që ligji për punë të jashtme edhe njëherë të kthehet për debat në parlament bashkë me 5 ligjet tjera, atë për marrëdhënie pune, avokaturë, energjetikë, shpronësim dhe ligjin për lobim.
Njëherësh presidenti Cervenkovski, dje si rezultat i takimit të 12 gushtit me kryeparlamentarin Vlejanovski ka dekretuar 52 ligje tjera, të cilat parlamenti i ka miratuar para pushimeve. Ligjet kontestuese pritet të shqyrtohen në mbledhjen e parë të parlamentit që do të mbahet gjatë javës së ardhshme
Ky lajm është publikuar: 19/08/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›