Intervistë me drejtuesin e LSI-së Ilir Meta
Lëvizja Socialiste për Integrim, e drejtuar nga zoti Ilir Meta është në
krye të një prej katër koalicioneve politike që marrin pjesë në
zgjedhjet e 28 qershorit. Në një intervistë për Zërin e Amerikës zoti
Meta thotë se partia e tij është e vetmja që ka një program qeverisës
që mund të nxjerre sipas tij vendin nga kriza dhe të nxisë punësimin.
Zoti Meta flet edhe për marrëdhëniet e tensionuara me socialistët, apo
me drejtuesin e saj, siç preferon të saktësojë ai, si dhe me
bashkëpunimin post zgjedhor me ta për qeverisjen e ardhhme të vendit,
bashkëpunim të cilin ai thotë me siguri se do të ndodhë.