Policia bullgare arreston Agim Çekun
Policia
bullgare ka arrestuar ish-kryeministrin e Kosovës Agim Çeku me një fletë
arresti të Interpolit, lëshuar nga Serbia nën akuza për krime lufte.
Kosova e ka kundërshtuar përpjekjen e Serbisë për të ndaluar Çekun, me argumentin se Serbia nuk ka juridiksion mbi qytetarët e Kosovës.
Beogradi e akuzon zotin Çeku për krime lufte kundër serbëve në fund të viteve 1990, kur ai ishte drejtues i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Zoti Çeku është arrestuar disa herë më parë me fletë arresti të lëshuara nga Serbia, por është liruar të gjitha herët. //kk//