E Shtunë, 31 Tetor 2026

Inva Mula kërkon divorcin me Pirro Çakon

02/04/2009  Kërkesa në gjykatën e Tiranës

TIRANË- Sopranoja e mirënjohur shqiptare Inva Mula i është drejtuar gjykatës së rrethit të Tiranës për divorcin nga bashkëshorti i saj Pirro Çako. Kërkesa, e cila është hedhur në shortin elektronik, kishte si objekt të saj padi zgjidhje martese. Në ditët në vazhdim pritet që gjykata të caktojë dhe datën e parë e seancës gjyqësore. Nuk dihen ende arsyet përse emri i njohur i muzikës serioze, ka kërkuar që të divorcohet nga bashkëshorti i saj. Mësohet se çifti prej disa kohësh nuk jetojnë bashkë. Sopranoja me famë botërore, Inva Mula, flitet se ka një relacion me një ndër 10 biznesmenët më të pasur kosovarë, Hetem Ramadanin. Po sipas fjalëve, lidhja ka nisur rreth marsit të vitit 2008 dhe thuhet se do konkludohet në martesë. “Divorcin” e mundshëm me kantautorin e njohur Pirro Çako e konfirmon dhe mospjesëmarrja e tij në koncertin e Invës, me rastin e 10-vjetorit të “SIGAL”, ku ajo ishte e ftuar në Tiranë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›