Çuli: Vota jonë kundër ligjit
01/04/2009 Të përndjekurit politik
Deputetja e PSD-së, Diana Çuli bëri bëri me dije lidhur me qëndrimin e kësaj parti mbi projektligjin e propozuar nga mazhoranca për të përndjekurit politik. Sipas saj, ky projektligj i fut në një kategori patriotët e intelektualët e ndershëm të dënuar nga diktatura, me bashkëpunëtorët e fashizmit dhe të nazizmit. “Ne socialdemokratët, si pjesë aktive e opozitës së majtë, nuk jemi aspak kundër dëmshpërblimit të të përndjekurve politike dhe të familjeve të tyre që kanë vuajtur dënimet e diktaturës komuniste, por jemi kundër dëmshpërblimit të bashkëpunëtorëve të nazifashizmit”, vuri në dukje deputetja socialdemokrate. Gjithashtu, po në këtë linjë, Çuli shtoi se “ne jemi kundër këtij projektligji që përpiqet të barazojë kolaboracionistët me të rënët për liri dhe me të rënët për demokraci”.