Gati udhëzimet për rritjet e majit
02/04/2009 Brenda pak ditësh pritet të nisë procedura e rillogaritje së re të pagesave për këto kategori
Ndarja sipas skemës së përcaktuar për rritjet e pagave dhe pensioneve për 2009-n
Përgatiten shkresat që do të lejojnë ekzekutimin e vendimit të marrë nga qeveria për rritjen e pagave dhe pensioneve duke filluar nga 1 maj i këtij viti. Burimet bëjnë të ditur se tashmë janë përgatitur udhëzimet përkatëse, që brenda pak ditëve do t’u shpërndahen institucioneve që do të merren me ekzekutimin e tyre në mënyrë të tillë që gjatë muajit maj këto kategori të përfitojnë rritjet e përcaktuara. Konkretisht, Instituti i Sigurimeve Shoqërore do të iniciojë procedurën e rillogaritjes së pensioneve, ku do të përfshihet edhe shtesa e majit menjëherë sapo të mbërrije shkresa nga dikasteri i financave (shkresë e cila do të dërgohet brenda dy javëve të para të muajit prill), ndërkohë që skema e rritjes tashmë është e përcaktuar.
Skema
Sipas vendimit të marrë nga qeveria, rritja e pagave gjatë muajit të ardhshëm do të favorizojë disa kategori, siç janë arsimtarët dhe punonjësit e shëndetësisë, që do të përfitojnë shtesën më të lartë të pagave. Kështu, me shtesën që do të aplikohet pas datës 1 maj arsimtarët, mjekët dhe infermierët do të ndiejnë dyfishimin e rrogave. Kjo do të thotë se rritja e pagave të mësuesve të sistemit të arsimit parauniversitar është llogaritur të jetë në masën e 14 për qind, ku do të përfitojnë rritje rreth 44 mijë mësues. Ndërsa pagat e punonjësve të sistemit universitar do të përfitojnë rritje të diferencuar sipas strukturave dhe pozicioneve të tyre. Në total fondi i pagave që është parashikuar për Ministrinë e Arsimit dhe të Shkencës do të rritet me 10 për qind. Po e njëjta skemë do të jetë edhe për personelin e administratës. Ndërsa lidhur me skemën e pensioneve më të privilegjuarit do të jenë pensionistët e fshatit. Pensionistët në qytet do të kenë një rritje të ndjeshme prej 10 për qind, ndërsa pensionistët në fshat do të kenë një rritje prej 20 për qind
Rritje në shifra
Duke filluar nga kjo datë, nuk do të ketë rrogë në administratë nën 210 mijë lekë. Konkretisht është vendosur që rreth 2 mijë infermierë do të marrin tashmë një rrogë mesatare prej 306 mijë lekë, ndërsa 4000 mjekë sipas këtij vendimi do të përfitojnë një rrogë mesatare prej 480 mijë lekë. Pas aplikimit të shtesave të përcaktuara të ardhurat e pensionistët në qytet do të rriten nga 112 mijë lekë në vitin 2008 në 123 mijë lekë më 1 maj 2009, ndërsa të ardhurat e pensionit të pleqërisë në qytet do të rriten nga 100 mijë në 122 mijë lekë, të ardhurat e pensionit për invalidët do të rriten nga 80 mijë në 110 mijë lekë.
tabela
- 4 mijë mjekët pas rritjes do të marrin një rrogë mesatare 480 mijë lekë.
- 44 mijë mësuesit do të marrin një pagë mesatare prej 460 mijë lekë.
-104 mijë punonjësit e administratës do të kenë një pagë mesatare prej 460 mijë lekë.
-7700 milionë lekë është fondi i përcaktuar nga qeveria për rritjen e pagave dhe pensioneve.
-107 mijë është numri maksimal i punonjësve buxhetorë që do përfitojnë.
Skema e rritjes që do aplikohet në maj 2009
Të ardhurat minimale për pensionin e plotë të qytetit:
Ishte: 9515 lekë + 350 + 150 + 500 + 760 = 11275 lekë
Bëhet: 10466 lekë + 350 + 150 + 500 + 760 = 12226 lekë
Të ardhurat maksimale për pensionin e plotë të qytetit:
Ishte: 19030 lekë + 350 + 150 = 19530 lekë
Bëhet: 20933 leke + 350 + 150 = 21433 lekë
Të ardhurat e pensionit të plotë të fshatit:
Ishte: 5200 + 200 + 690 = 6090 lekë
Bëhet: 6240 + 200 + 690 = 7139 lekë