DR: S’kemi koalicion me BDI-në
“Për hir të informimit të drejtë dhe të saktë të opinionit publik, Demokracia e Re, as që ka bërë negociata për koalicione dhe as që është duke bërë. Ne kemi vizion dhe ide të qarta politike, këtë e dëshmuam në zgjedhjet presidenciale ku lideri i DR-së, Imer Selmani arriti që të grumbullojë rreth 150 mijë vota. Jemi dëshmuar se jemi një parti avangarde dhe me vizion të qartë për atë se si duhet të mbrohen interesat e qytetarëve, andaj dëshirat apo dezinformatat e këtij lloji siç janë publikuar në gazetën ‘Lajm’, jo vetëm që janë të pavërteta dhe spekulative, por nuk janë asgjë tjetër përveç sinjale të frikës që lëshojnë oponentët tonë politik”, thuhet në një komunikatë të DR-së. Më tej, në komunikatë thuhet se kjo forcë politike do të dalë në zgjedhjet parlamentare e vetme dhe është e sigurt se do të fitojë. /lajm/