E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mallakastër, shemben 5 shtëpi nga rrëshqitja e dherave

Deri më tani, pesë shtëpi janë dëmtuar, ndërkohë që dhjetëra të tjera rrezikohen. Fatmirësisht deri më tani nuk ka pasur asnjë të lënduar. Banorët e mbetur pa shtëpi janë strehuar tek të afërmit e tyre.Ndërkohë, një shkollë 9-vjeçare është shembur në Librazhd. Ngjarja ndodhi në fshatin Sgosht, ku një pjesë e shkollës “Faik Konica” në këtë fshat u shemb. Ndërtesa kishte pasur të krisura muaj më parë, por sot rrëshqitja e dherave i ka dhënë goditjen përfundimtare. Rreth 230 nxënës në këtë fshat tashmë kanë mbetur pa shkollë.                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›