Konferenca e Ministrise se Punes: Dhuna ne familje, zbuten statistikat
Drejtuesit e Ministrise se Punes, Ceshtjeve Sociale dhe Shanseve te barabarta kane deklaruar se eshte ulur ndjeshem fenomeni i dhunes ne familje. Kjo, sipas zv/ministres Marjeta Zace ka ardhur si pasoje e kuadrit ligjor qe mbron te dhunuarit, duke i nxitur ata per te denoncuar rastet. "Nuk eshte thjesht se kemi ulje te fenomenit te dhunes, por aktualisht eshte ndergjegjesuar opinioni publik, per ta denoncuar ate. Tashme denoncuesit jane te bindur qe ka nje mbrojtje ligjore qe ua siguron kete", u shpreh Zace. E nderkohe, zv/ministrja e Brendshme Iva Zajmi deklaroi se eshte ulur trafikimi i jashtem i qenieve njerezore, por eshte shtuar ndjeshem, fenomeni i shfrytezimit te femijeve ne pune, ku qytete si Tirana apo Vlora, kane dhe shifrat me te larta. Deklaratat u bene gjate prezantimit te projektit per mbeshtetjen e qendres se re te grave "Hena e re", ne Elbasan, e cila u jep mbeshtetje femrave te dhunuara.