Ministria e Punes, nis dixhitalizimi i te dhenave
Nenshkruhet Memorandum Mirekuptimi mes Ministrise se Punes, Ceshtjeve Sociale dhe Shanseve te Barabarta dhe Rajonit Friuli Venecia Giulia, Itali, per dixhitalizimin e te dhenave qe administron kjo ministri dhe strukturat e saj. Marreveshja u nenshkrua nga ministri i Punes, Anastas Duro, dhe presidenti i rajonit italian, Renzo Tondo, gjate vizites dyditore te nje delegacioni te Ministrise ne Itali. Memorandumi i Mirekuptimit dypalesh pritet te finalizohet me nje projekt konkret qe do te filloje se shpejti ne Ministrine e Punes dhe qe ka ne qender te tij dixhitalizimin e te dhenave qe menaxhohen nga institucione te Ministrise se Punes si, te dhenat per varferine, shperndarjen e saj dhe perfituesit; te dhenat per te papunet, kategorite e tyre dhe perfitimet, etj. Realizimi i ketij projekti do te lehtesonte menaxhimin me te mire te skemave perkatese, do ta bente me eficente punen e strukturave dhe do te mundesonte sherbimin me te mire ndaj kategorive ne nevoje. Pala italiane do te marre persiper mbeshtetjen me asistence teknike, te strukturave te Ministrise se Punes per realizmin e projektit.