E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Shqiptaret e kane kuptuar artin e te jetuarit"

Ai nuk eshte vetem nje ekspert i turizmit, pasi ne Shqiperi ka mberritur edhe si nje turist kurioz. Alain Parenteau, profesor i asociuar, jep gjithashtu mesim ne Universitetin D'Angers ne France, ku studiojne 2300 studente me 60 kombesi te ndryshme. Eshte keshilltar ne Ministrine e Turizmit dhe ka marre pjese ne shume projekte ambicioze dhe destinacione turistike atraktive ne mbare boten. Kesaj radhe, ai ka mberritur per here te pare ne vendin tone, per te dhene mesim per studentet e EUFT-se. Sipas tij, kudo mund te zhvillohet nje turizem efikas, mjafton profesionalizmi dhe zgjuarsia ne momentin e duhur. "Marr shembull Las Vegasin, qytetin me te njohur ne bote. Dikur aty ka qene nje shkretetire dhe behet fjale ne nje kohe kur nuk flitej per turizem. Dua te them se kudo mund te behet turizem", citon ai per "KJ". Pershtypje te mire ne Tirane i kane bere vecanerisht lokalet dhe bar-et e mbushur plot e perplot, qe zakonisht te huajve te tjere, u vret syrin, sigurisht qe jo per mire. "Kjo do te thote qe shqiptaret e kane kuptuar se cdo te thote arti i te jetuarit", shton profesor Parenteau, i cili nuk harron te na terheqe veshin per disa dobesi, sa i perket restoranteve dhe hoteleve ne vend.

Profesor Parenteau, na shpjegoni pak se cfare iu keni shpjeguar deri tani studenteve shqiptare?

Kam dhene ketu lenden e Menaxhimit te pritjes, kemi trajtuar situaten boterore te turizmit, para dhe pas krizes boterore, qe u shfaq ne fundvitin 2008. Kemi trajtuar gjithashtu me studentet sektoret kryesore te turizmit, duke filluar nga transportet, transportet ajrore, hekurudhore e rrugore. Kemi folur edhe per biznesin e turizmit, qe eshte prekur me shume nga kriza. Kjo krize nuk ka vetem shkaqe financiare, pasi edhe kompanite qe pushojne njerez nga puna, nuk mund te shpenzojne me aq shume para per pushimet e tyre. Mbledhjet e medha neper hotelet luksoze u nderprene per njefare kohe. E megjithate, hoteleria mbetet nje sektor qe sjell me shume te ardhura. 2008-a ka qene nje vit rekord, ku per turizmin e hotelerise u shenuan 927 milione turiste ne gjithe boten. Per nje vit mund te behen fiks 1 miliard turiste. Per vitin 2020, Organizata Boterore e Turizmit parashikon 1. 6 miliarde turiste. Eshte nje progres kaq i madh, saqe kjo krize nuk duhet ta prekte.

Ju mendoni se kjo krize do te zgjase per nje kohe te gjate, duke e cenuar seriozisht kete sektor me kaq rendesi per ekonomine globale?

Kriza gjithsesi ka nje efekt te dobet ne kohezgjatje. Sezoni turistik 2009 do te kaloje me se miri per profesionistet e turizmit. Gjate leksioneve me studentet, jemi ndalur edhe me hotelerine ne planin evropian dhe ate boteror. Kemi trajtuar sesi grupet e medhenj te hotelerise jane marre me markat dhe logot e tyre, si dhe strategjite e tyre te zhvillimit. Kemi folur edhe per restorantet e hoteleve, ku kemi studiuar tendencat e medha qe njeh gastronomia ne bote. Kemi studiuar gjithe keta sektore te rinj me studentet ketu dhe perderisa behet fjale per leksione menaxhimi, pjesa e fundit flet per menaxhimin e stafit. Ne staf mund te jene persona me kultura, fe dhe mentalitete te ndryshme. Kjo e ben ndonjehere menaxhimin kompleks dhe jo shume te kendshem. Pjese e leksioneve ka qene edhe punesimi. Duhet te dini qe turizmi ze vendin e pare ne bote, sa i perket punesimit. 1 ne 12 persona punon per turizmin, ndersa 1 ne 9 punon ne menyre indirekte per turizmin. Ndaj, asnje krize nuk do te ngadalesoje punesimin e personave ne kete sektor. Sipas zyres se Punes ne Milano te Italise, ne vitin 2020 do te krijohen 100 milione vende pune te reja ne turizem, asnje sektor tjeter nuk do te zhvillohet sa turizmi per kete periudhe.

Eshte hera juaj e pare ne Shqiperi, me cfare pershtypjeje jeni pas nje jave qendrimi ketu?

Po saktesoj se eshte hera e pare qe une vij ne Shqiperi dhe pershtypja ime pas nje jave qendrimi, eshte qe ky vend i pershtatet fare mire nje turizmi kurioz, kjo edhe per shkak te cmimit qe qendron ne ekuiliber me produktet. Nje vend si Shqiperia, qe eshte ne prag te nje sezoni te ri turistik, duhet te terheq investitore, pasi nevojitet qe imazhi juaj i panjohur nga turizmi, te shperndahet jashte kufijve te Shqiperise, ne te gjithe boten.

Me aq sa keni pare dhe vizituar ne Shqiperi, cfare ka qe s'shkon ne restorantet dhe hotelet shqiptare? Cila do te ishte keshilla juaj per biznesmenet qe operojne ne kete sektor?

Mendoj se mungon pak profesionalizmi. Mikpritja e shqiptareve eshte me shume spontane, sesa e mesuar apo e kultivuar. Pritja eshte shume e mire dhe kjo eshte e rendesishme, mendoj se eshte nje pritje e natyrshme. Ka nevoje per trajnim, padiskutim, per te profesionalizuar menaxhimin dhe si rregull te pergjithshem, edhe sherbimin. Ato qe kam pare deri tani nuk jane ne rang shume te lavderueshem nderkombetar. Mbreme hengrem ne breg te detit, ishte nje nga restorantet me te mire te peshkut, me sa me thane. Ushqimi duhet te them se ishte i mrekullueshem. Gjithsesi, besoj se ishte nje rast i perjashtuar, por mund te them se rastet qe permenda me siper nuk perfaqesojne gjithe Shqiperine. Ne Shqiperi me aq sa kam verejtur, mendoj se restorantet dhe hotelet kane nje cilesi te mesme dhe jo shume te larte. Turizmi ne fakt nuk toleron me shprehjen "pak a shume", dicka eshte ose e mire, ose jo e mire. Nese perdorim fjalen pak a shume, kjo nuk vlen. Them se Shqiperia duhet te mesoje nga gabimet e se kaluares dhe te marre shembullin e disa vendeve te ish-bllokut komunist, ku cmimet jane te uleta dhe perendimoret, qe prej renies se komunizmit, shkojne per t'i vizituar me shume deshire. Isha nje muaj me pare ne Ceki, nje thesar i vertete per t'u zbuluar nga te gjitha pikepamjet, por sherbimi hotelier nuk ishte dhe aq ne nivel te mire dhe njerezit nuk jane shume te dashur, madje kjo eshte tipike edhe te hotelet e luksit. Edhe pse une shkoj e jap mesim ne qendra universitare, i vizitoj perhere qendrat e luksit. Mendoj se cilesia, eshte mjeti i vetem per te arritur ne turizem.

Cfare eshte me efikas dhe i rendesishem ne turizem, luksi apo sherbimi? Cilen do te preferonin turistet?

Duhet ta harrojme fjalen luks, nuk duhet ta ngaterrojme ate me sherbimin. Nese do te shohim te nocioni edhe cmimin, nuk eshte kjo qe duhet marre ne konsiderate. Luks do te quaja dicka pertej normales, ose tej normes se jeteses se nje personi. Per dike qe ka uri e nuk ka ngrene, te haje eshte luks, por keshtu, per dike qe ka etje, uji eshte luks. Mendoj se duhet te jene cmime te mesme, pasi turisti vjen per te zbuluar nje vend, popullaten dhe kulturen e tij. Gjithcka qe ka te beje me specifikat e Shqiperise, duhet t'i thote atij "mire se vjen". Nese une vij per here te pare ne Shqiperi, do te me pelqente te rrija ne nje hotel me arkitekture shqiptare, te haja dhe te pija prodhime shqiptare dhe jo te huaja. Shkuam para pak ditesh ne nje restorant elegant shqiptar, por nuk kishte birra shqiptare. Eshte nje gabim shume i madh, sepse une si turist francez, do te doja birren shqiptare, qe ne kete rast do ishte luksi im.

Ne pergjithesi, ne Shqiperi ndodh e kunderta, biznesmenet investojne me shume ne drejtim te luksit, sesa te sherbimit cilesor? Cilat jane pasojat ne raste te tilla?

Shikoni, ata kane te drejte te bejne gabimet dhe jane ata qe vuajne pasojat. Kur duam te ndertojme dicka, jane ekspert nderkombetare qe bejne studimet e duhura ne kesi projektesh. Ne disa vende te botes ka investime te konsiderueshme, per te cilat nuk eshte bere me pare nje studim i duhur, ndaj kane pasur me pas te ardhura shume te reduktura, pa fitime. Pra, u takon investitoreve te marrin masat e nevojshme dhe te bejne studimet e duhura. Konkurrenca boterore eshte gjithnje e me e madhe, turizmi ecen me hapa galopante. Marr si shembull ne Tunizi nje zone qe quhet Ananup, ku po ndertoheshin ne breg te detit 13 mije dhoma hoteli, qe tani shiten me cmim shume te ulet, sepse agjencite turistike kane shume dhoma te lira, qe nuk mbushen me turiste.

Sa i perket sondazheve qe jane bere ne rang boteror, cilat jane vendet qe ofrojne sherbim me te mire?

Vendet aziatike qendrojne padyshim ne vend te pare, sherbimi aziatik eshte me i rafinuari ne bote. Japonia, Singapori, Korea e Jugut, Filipinet, dua te permend edhe Tajlanden, kane edhe popullsi mikpritese. Eshte shume me e lehte te trajnosh kete personel, sepse edhe nga natyra jane me te dashur. Kjo gje vlen edhe per shqiptaret, sepse jane gjithashtu te dashur. Ndersa ne Evrope, kudo ekziston pak a shume nje lloj niveli. Parisi, Roma, Madridi, Berlini, oferta mbetet e vecante. Ekzistojne shume vende luksi, shume te shtrenjta, qe u rezervohen vetem nje lloj shtrese, por ka edhe nivele qe cdo njeri mund t'i perballoje te pakten nje here ne jete. Nese Franca ka pasur reputacionin si nje vend qe gatuante me mire ne bote, sot mund te themi se hame shume mire kudo, ne cdo vend, nese kemi durimin dhe inteligjencen per te zgjedhur gjerat e duhura. Por ne keto vende evropiane, numri i restoranteve dhe hoteleve te luksit eshte i reduktuar dhe kerkesa eshte e vogel, ndaj popullsia lokale nuk e ka akoma mentalitetin per kete lloj sjelljeje. Kur shetita ne fundjave ne Tirane, verejta ne kafene shume njerez, qe do te thote se shqiptaret e kane kuptuar shume mire se cfare eshte arti i te jetuarit.

Intervistoi: Fjoralba Shahaj


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›