Nisin ne Tetove Ditet e Naimit
Ne Tetove kane nisur pergatitjet per Festivalin Mbarekombetar te Poezise Ditet e Naimit qe do te organizohet nga data 14 deri me 17 tetor. Edicioni i sivjetshem i ketij festivali perkon edhe me 110-vjetorin e vdekjes se poetit Naim Frasheri. Gjate ketij festivali poetik pervec shpalljes se nje laureati te manifestimit do te jepen edhe cmimet letrare Qiriu i Naimit Menada dhe Oeneumi. Tashme jane duke u bere pergatitjet per botimin e antologjise se poeteve pjesemarres me titull Simfonia e qendreses. Nga Tirana jane ftuar ne festival poetet Agron Tufa e Sadik Bejko dhe prof. Ymer Ciraku ne cilesine kryetarit te jurise se festivalit nga Kosova Shaip Beqiri Ramadan Mehmeti Sali Bashota Ndue Ukaj Mazllum Saneja etj. si dhe mbi 20 poete nga vende te tjera te botes. Kete vit ekziston edhe nje projekt qe nata finale e festivalit te organizohet ne Prishtine duke qene se Naimi eshte poet i gjithe shqiptareve ndaj edhe do te ishte mire qe manifestimi te kete nje shtrirje mbarekombetare.